AlbaniaNews takoi Artistin e Merituar, Mirush Kabashi, i ftuar nderi i Festivalit të Kulturave në Ravena, në mbrëmjen e dedikuar Shqipërisë. Kabashi, aktor mjaft i njohur për publikun shqiptar, ka luajtur mbi 100 role në teatër e mbi 20 në filma. Gjatë vitet të fundit ka vënë në skenë dy monodrama "Apologjinë e vërtetë të Sokratit" dhe "Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit". E intervistuam për të na folur mbi motivet që e shtynë të zgjidhte këto dy vepra të letërsisë botërore, shoqërinë shqiptare dhe gjendjen e teatrit në Shqipëri.