Tirana e kujtimeve të Arben Imerit prezantohet në Parma

Copëza të jetës shoqërore, asaj familjare, të gjimnazit, relatat me miqtë, dashuritë e para, ëndërrat, pasionet, vullneti,  çdo detaj i qënies njerëzore i përshkruar me përpikmëri të thellë e me prezencë humori nëpër rrugët e Tiranës para viteve ’90.

Prezantim i librit "Unë banoja në Tirane" nga Arben Imeri në Parma
Prezantim i librit “Unë banoja në Tirane” nga Arben Imeri në Parma

Aty ku mbizotëronte reja gri e sistemit, lundronte njëkohësisht instikti i mbijetesës, dëshirat e rinisë,  ëndërrat dhe realizimi i tyre.

Pavarsisht krahinës, qytetit apo fshatit nga vijmë, në faqet që plotësojnë librin e Imerit çdokush nga ne do të gjejë vehten, miqtë e familjen e tij.

Autori është emigrant në Itali, ardhur me anijen e njohur panameze të eksodit të 1991-shit. Aktualisht jeton në Reggio Emilia.

Qëllimisht i përqëndruar në jetën shoqërore të asaj periudhe të përcjellur me tregime të jetës së tij, libri i qëndron besnik historisë e emocioneve të bashkëkohoreve të autorit.

Ky libër ka aftësinë të përshkrojë copëza jete të kujdo prej nesh e të na kujtojë se si njeriu ka aftësi përshtatëse mahnitëse. Përveç mallit për Tiranën e tij, tonën.

Përveç nostalgjisë që të mbështjellë tek sot vështrojmë si ndryshon nga dita në ditë, ky libër ka arritur në pozicionet e para të shitjeve në Shqipëri falë dhe stilit narrativ e realist që sëbashku me përvetsimin e gjuhës së pastër të autorit ngjan të bisedosh me një mik, e kjo do ndodhë së shpejti në Parma: Arben Imeri me “Unë banoja në Tiranë“, të shtunën 14 tetor, ora 18 në Parma.

Mund t’ju interesojë gjithashtu


Altre Informazioni

  • 14/10/2017, 18:00 - 19:30
  • Ingresso: Libero
  • Organizza: Scanderbeg Parma
  • Categoria: Presentazione libro

Indirizzo e mappa


commenti per “Tirana e kujtimeve të Arben Imerit prezantohet në Parma”

Close
Close