Si fillon muzika rock/modernë shqiptare? Miq më të rritur flasin për vitin 1987 a '88, kur diku aty te Parlamenti i Ri, formohet grupi X. Thonë edhe që udhëheqësi ishte Aleksander Gjoka e që po aty vërtiteshin Deda, Makashi, Gjipali, Hatibi e emra të tjerë që do shpërthenin më vonë.