Pak ditё mё parё nё zonёn e Coverciano nё Firence u stёrvit skuadra e Kombёtares Shqiptare Under 19 e cila mё pas u pёrball me skuadrёn vendase nё njё ndeshje miqёsore. Stёrvitja nё Coverciano, vend ku janё stёrvitur dhe stёrviten futbollistёt mё tё mirё italianё, u dha mundёsinё tё rinjve tё Kombёtares Shqiptare tё pёrjetonin emocione tё papёrsёritshme. Skuadra e under 19 e kryesuar nga trajneri Skender Gega, ish futbollist i Partizanit u shoqёrua nga Gjergj Shaskaj pjesёtar dhe pёrgjegjёs i Aktiviteteve Sportive pranё shoqatёs GAT (Tё rinjtё shqiptarё nё Toskanё).