Berisha-Berlusconi, çifti berthamor

(9 voti)
Berisha-Berlusconi, çifti berthamor Sali Berisha dhe Silvio Berlusconi
Para disa ditësh kryeministri ynë takoi atë italian.  Një takim që, siç shkruan dhe Albania News, do kishte kaluar pa u vënë re nëse nuk do ishte hedhur ndonjë batutë maskiliste e kryeministrit italian. Në fund të fundit po diskutohej vetëm për energjinë nukleare. Asgjë e rëndësishme, apo jo?

Në fund të fundit po i shtoheshin ca detaje të tjera mënyrës se si do ndërtohet një central nuklear në atdhe,  për arsyen se nuk mund ta ndërtojnë në Itali, nga një anë për një referendum popullor të viteve ‘90 i cili ka qenë komplet kundër ndërtimit të impianteve të tilla, e nga ana tjetër për presionin e fuqishëm të partisë ekologjiste e të organizatave të tjera të shoqërisë civile. Nuk e di se pse ne nuk e marrim shumë seriozisht këtë kërcënim që alarmon komshinjtë tanë në Ballkan, por jo neve, si gjithmonë trima e sypetritë.

Ndoshta sepse, e dimë të gjithë që nuk do të bëhet. E dinë edhe ata që shkojnë e flasin e firmosin lart e poshtë, e dinë edhe vetë italianët që shtyjnë për këtë projekt, e dinë të gjithë. Ndërkohë ama qeverisë italiane i intereson të bëjë presion duke thënë që mund ta ndërtojmë në Shqipëri, vend që është vetëm dy hapa larg, ndërsa asaj shqiptare i intereson gjithmonë e më shumë të paraqitet si një partner i besueshëm në Evropë, e si një qeveri e cila po tërheq investimet e huaja të çfarëdo lloji.

Mirëpo ja që u bënë ca batuta. Ndryshe nga sa kanë referuar mediat shqiptare, kryeministri italian, ndërsa homologu fliste për hyrjen e shqiptarëve klandestinë në Itali, tha thjesht kaq “Mund të bëjmë një përjashtim për vajzat e bukura”.

Thonë, disa, që ishte thjesht një batutë e cila thyen protokollin tepër serioz. Ka një logjikë, e kush jeton në Itali (po edhe kush nuk jeton), e njeh mjaft mirë shpirtin lozonjar të kryeministrit italian i cili këto batuta i ka të vetat. A është vërtet kaq e rëndë? Le të themi që është e rëndë vetëm për ata që e marrin politikën si një gjë serioze, për ata që, edhe pse nuk kanë votuar për këta dy njerëz, mendojnë që kanë të drejtë të përfaqësohen denjësisht nga njerëz seriozë e të matur kur flasin. S’është i rëndë për kë mendon që edhe ky takim është thjesht një gjë pa rëndësi, që sidoqoftë ata bëjnë çfarë duan vetë e që të kemi shëndetin të paktën. Është e rëndë vetëm nëse nuk është qesharake, e është qesharake vetëm nëse nuk është e rëndë. Në fund të fundit ishte i njëjti njeri që, nëse kujtesa ime s’më mashtron, premtoi dikur solemnisht para parlamentit shqiptar që së shpejti do të sillte Milanin të luante në Tiranë. Për tifozët shqiptarë të Milanit as ajo s’ishte e rëndë, pak rëndësi ka se ishte në parlamentin shqiptar duke folur për forcimin e raporteve e për ndërhyrje strategjike në Evropë. E sidoqoftë as Milanin nuk ua solli po nejse.

Thonë, ca të tjerë, që është ofenduese duke qenë se një pjesë të mirë të vajzave të bukura jashtë atdheut i sjellin vetëm ata që shfrytëzojnë prostitucionin, edhe e dimë mirë të gjithë se me çfarë mënyrash e bëjnë. Ku duke i gënjyer, ku duke i rrahur, ku duke i hedhur në rrugë, ku duke u kërcënuar familjen në Shqipëri, ku duke i vrarë kur rebelohen në mënyrë që të tjerat të mësojnë mirë se për çfarë bëhet fjalë. Një libër i Elvira Dones i titulluar “Yjet nuk vishen kështu” e tregon mjaft mirë këtë realitet.  Pra është një ndër ato argumente në të cilët nuk pranohen batuta  konjaku sepse po shkel mbi lot, gjak e spermë.

E i njëjti dallim shfaqet pastaj edhe nëse duam të flasim mbi rolin e ambasadës shqiptare në Itali. Shumë besojnë se kjo është as më pak e as më shumë se sa thjesht një gjendje civile e cila, kush e di se pse, nuk ndodhet aty në lagje, por në Romë. Kush e di se pse. E gjendja civile nuk mund të protestojë. Është e rëndë ama heshtja e ambasadës për ata që mendojnë akoma se kjo është një organ që interesohet mbi bashkatdhetarët që jetojnë jashtë e në raste të tilla ka, jo mundësinë, por detyrimin, të ngrejë pak zërin, qoftë edhe pak fare, të bërtasë një çik “O roje...” Po, helbete, ambasada jonë këtë gjë s’e ka bërë kurrë, e pse duhet të fillojë tani? E nuk them s’e ka bërë sepse është e lidhur politikisht me qeverinë shqiptare, kush do qoftë kjo, por s’e ka bërë e s’e bën sepse nuk e koncepton rolin e saj si përfaqësuese dinjitetesh por si zyrë certifikatash, gati-gati sikur shteti italian na ka bërë një nder duke na dhënë ca pallate e tani duhet të rrimë urtë se ndryshe na e hoqën edhe këtë.

I bie të reagojë  i vetmi grup që mund ta bëjë, një gazete online shqiptare, Albania News që në pak vite ka arritur të mbledhë rreth vetes shumë intelektuale shqiptarë e të mbajë kontakte me të gjitha shoqatat shqiptare që punojnë në Itali. E punojnë e kam fjalën nga ato që organizojnë koncerte e takime ditën e flamurit, prezantojnë libra, filma, hapin shkolla shqip për fëmijët, mbledhin fonde për rindërtimin e Gërdecit e shumë gjëra të tjera. Jo pra, nuk ka thjesht ca tipa që mblidhen  më 28 nëntor, pinë birra e pastaj gjuajnë ndonjërën, ka pak më shumë, po nejse. Në pak orë shkruhet kjo letër publike ku i kërkohet kryeministrit italian që të kërkoje falje e nënshkruhet nga qindra njerëz.

E kam lexuar këtë letër që në fillim dhe besoj akoma se nuk do të arrijë rezultatin që kërkon, të marrë falje. Mirëpo ja që lepuri fle në një vend tjetër. Ja që arriti, në mos të marri falje, të bashkojë një pjesë të mirë të komunitetit shqiptar (ata të dytët, ata që e marrin seriozisht) dhe të ketë jehonë në mediat italiane. Këto mediat italiane, që thoni ju, qenkan pak të çuditshme. Nuk merren aq shumë me faktin se nga vjen lajmi, por përqendrohen te lajmi e te ajo që thotë. Kështu që shkruan La Repubblica, Il Fatto, Sky e një mori gazetash të tjera që përtoj të përmend. Pastaj shkruajnë edhe ato shqiptaret të cilat janë media normale, domethënë, janë nga ato që e nxjerrin jashtë loje  komunitetin shqiptar dhe u referohen vetëm mediave italiane.  Praktikojnë një si biçim filtri sipas të cilit lajmet mund të jepen vetëm nëse i kanë dhënë gazetat më të mëdha shqiptare. Nga komuniteti shqiptar, te mediat italiane, pastaj në gazetat shqiptare. Mua më duket pak si me i rënë nga Kina, po nejse, ky është realiteti.

E kështu që, le të vazhdojmë diskutimin, le të themi që fyhemi apo nuk fyhemi, që duam t’ia dimë apo s’duam t’ia dimë. Ajo që më pëlqen e që më bën krenar është thjesht fakti që njëherë, qoftë edhe vetëm njëherë, pati një zë te fuqishëm nga komuniteti shqiptar i cili tha se si e mendonte, përtej faktit nëse kishte të drejtë apo jo.

Nëse ky artikull të ka pëlqyer, abonohu në buletinin tonë të përditshëm duke shënuar adresën tënde të mailit.
Darien Levani

Darien Levani

Darien Levani è un scrittore e giornalista albanese che vive in Italia. Collabora con Albania News, Nazione Indiana, Città Metticcia, Shqiptari i Italise, Tirana Calling, Gazeta, Tirana Observer.

Sito web: www.tiranacalling.com E-mail: Questo indirizzo e-mail è protetto dallo spam bot. Abilita Javascript per vederlo.

Artikujt më të fundit publikuar nga Darien Levani

Artikuj të përngjashëm

  • “Ma più tra tutte originaria io sono/ dell'illirica Epidamnos, un antico dono./ Della romana Dyrrachium dal mar assalita/ e della mia Durazzo che ora è in vita./...
  • Shqipëria 06 Settembre 2010
    Pubblichiamo la poesia "Shqiperia" (l'Albania), parte della raccolta "Emozioni" di Klaudia Shkurti, pubblicato a giugno 2010 dalla casa editrice Montedit (Melegnano)...
  • Me datë 3 shtator, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, përkujtoi në Vlorë 90- vjetorin e Luftës së Vlorës, por përpara të pranishmëve, Imami dha një këndv...
  • Il Primo Ministro albanese Sali Berisha ha respinto recenti speculazioni su un possibile scambio territoriale tra Kosovo e Serbia, sostenendo che i cambiamenti delle...
  • EUROSTAT classifica Albania come il paese più povero d'Europa. ...

Commenti  

0 #7
dule 01 Aprile 2010
Ardi, nuk ka kan hedhur trut e gomarit.,ne jemi gomer
0 #6
Ardi 01 Aprile 2010
TEC i Vlorës, investimi 92 mln euro rezulton i padobishëm
01/04/2010



Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta deklaron se TEC-i i Vlorës nuk mund të vihet në punë, pasi energjia e prodhuar prej tij është më e shtrenjtë se ajo e importit. Kjo e bën këtë investim, me vlerë 92 milionë euro një burim rezervë për raste emergjence.
------------------------------------------------------------------
Hahahahaha............nuk kisha as me te voglin dyshim,tek ne ndodh keshtu sepse na kane hedhur trute e gomarit.
0 #5
ARTATIRANA 22 Marzo 2010
____Ju pershendes ,,,nga zemra ...!!!_____
0 #4
Sonila 23 Febbraio 2010
Pershendetje te gjitheve! Nuk dua te shkruaj nje koment shume te gjate mbi batuten e Berluskonit edhe pse jam shume e indinjuar per kete fakt!!! Ajo qe doja te thoja eshte, citimi i nje fraze qe nje burre i madh shteti ka thene dikur; ...Nje popull e meriton qeverrisjen qe zgjedh...! Une jam shume e lumtur qe me reagimin e shume qytetareve ndaj ketij incidenti, lapsus apo batute i tregojme njeri tjetrit qe nuk e meritojme aspak nje qeverrisje te tille dhe meritojme me teper...! Dua te terheq vemendjen e te gjitheve atyre qe lexojne keto lajme on-line, qe te flasin akoma me shume per AKORDIN NUKLEAR...QE ISHTE NJE NGA ARGUMENTET KRYESORE TE TAKIMIT MIDIS DY KRYEMINISTRAVE...! Vetem keshtu do te arrijme te tregojme qe provokimet morale te Berluskonit,* lasciano il tempo che trovano*, nuk jane pasqyra e popullit te sotem shqipetar, ne jemi ndryshe, jemi per nje progres dhe partnership te ndershem nuk jemi pro nukleares....* Fenomene si Chernobyl nuk mund te rrezikojme qe te perseriten dhe ne Shqiperi....! Accident in 1986 at the Chernobyl nuclear power.The accident occurred on April 25
0 #3
alket 19 Febbraio 2010
Sa i perket centralit nuklear kam kete pergjigje:Nese nuk ke pavaresi ekonomike,s'mund te kesh pavaresi politike dhe te besh oponence.Per batuten e Berluskonit....eshte gafa e tij e rradhes dhe nje tjeter Turp i ketij kryeministrit tone
0 #2
rezarta 16 Febbraio 2010
Ne mes te tjerave te pakten per te paren here dicka u tha edhe pse si zakonisht Asgje s'u be...Por uroj qe per te paren here te merremi me teper me zgjidhjen reale te problemeve qe na rrethojne e te injorojme nje batute ndoshta te menduar ose jo, per thjesht faktin se nuk eshte e para here qe Berlusconi paraqitet si i tille, e nuk do jemi ne qe nepermjet ketyre shkrimeve te mund ta ndryshojme. Mos harroni batuten qe beri kundrejt Obames: bello e abbronzato... Vajzat e bukura shqiptare nuk jane vetem neper trotuare ne Itali, vajzat e bukura jane edhe studente e familiare...keshtu qe nuk duhet te na vrase nje batute e tille:-)
0 #1
Albani 16 Febbraio 2010
Te dashur miq, qe te kuptojme te gjithe! Ketu nuk behet fjale per sulm te radhes ndaj Saliut... Nuk po predikohet nje fryme politike! Po flitet per ato vlera te cilat na dallojne ne si popull nga Italianet, behet fjale per ato vlera qe jane predikuar ne shekuj me radhe nga shkrimtare te fames boterore per ne si popull, behet fjale per Nderin! Po po na ka prekur ne Nder, ka ofenduar motrat dhe nenat tona! Do doja te isha prezent dhe te shikoja reagimin tuaj nese do jua kishte thene ne fytyre, pasi ketu pas internetit, reagimi tipik do jete cudia me e madhe 3 dite zgjat! Me ato fjale te permendura nga nje prijes i nje shteti, i cili ben pjese ne te famshmen G8, ai ka prekur ate qe eshte e jona ate qe nuk mund ta pretendoje ta kete asnje popull tjeter! Ndaj miq te dashur ky eshte nje reagim i duhur dhe gjer ne keto momente e kane marre guximin te reagojne shume shqiptare dhe po shtohen dita dites... pasi po e kuptojne qe vlerat tona duhen ruajtur dhe jo shkelur me kembe nga i pari qe kalon rruges!

Aggiungi commento


  • Sondaggio
Diversi Stati membri dell'UE non hanno ancora riconosciuto il Kosovo. Quale sarà il primo?

Ultime Foto | Community

  • Commenti
Connettiti con Facebook
RSS