COM_JFBCONNECT_LOGIN_POPUP

ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

A ia vlen të kthehesh nё Shqipёri?

Kjo ishte pyetja rreth sё cilёs u zhvillua Forumi i Politikave pёr riintegrimin nё Shqipёri tё studentёve shqiptarё tё diplomuar jashtё vendit.
Njё javё mё parё, Lёvizja Europiane nё Shqipёri EMA (European Movement Albania) nё bashkёpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES) organizoi nё Tiranё, Forumin e Politikave “A ia vlen tё kthehesh nё Shqipёri?”.

Nё kёtё forum morёn pjesё: z.Pёrparim Kabo – Antropolog, z.Bernard Zeneli – Menaxher i programit “Brain Gain” si dhe Znj. Silvana Banushi – Drejtore e Politikave tё Migracionit, Kthimit dhe Integrimit, Ministria e Punёs, Çёshtjeve Sociale dhe Shanseve tё Barabarta.

Gjithashtu nё kёtё forum morёn pjesё edhe pёrfaqёsues tё institucioneve shtetёrore, agjensive tё punёsimit si dhe botёs akademike, tё cilёt diskutuan mbi problematikat me tё cilat pёrballen profesionistёt e kualifikuar nё kthimin e tyre nё Shqipёri.

Nё bazё tё sondazheve tё zhvilluar, ky forum konfirmoi numri nё rritje tё tё kualifikuarve jashtё Shqipёrisё pёr tu rikthyer.

Shqiptarёt largohen nga vendlindja kryesisht pёr qёllime studimi dhe jo punёsimi kёshtu edhe lidhjet familjare pёrbёjne njё shtysё tё fortё pёr njё rikthim tё mundshёm. Mbetet njёkohёsisht i lartё numri i atyre qё largohen çdo vit nga Shqipёria, ky fakt bёn tё vёshtirё njohjen me saktёsi tё dinamikave tё dy proceseve, atij tё largimit dhe tё kthimit tё trurit. Tё kualifikuarit, pas rikthimit nё Shqipёri, gjatё ri-integrimit tё tyre pёrballen me shumё vёshtirёsi, siç mund tё jenё: ndryshimet nё kulturёn e punёs si dhe korrupsioni.

Grafiku i mёposhtёm pasqyron rezultatet e anketave tё zhvilluara me tё kualifikuarit, nё lidhje me vёshtirёsitё kryesore qё ata hasin pas kthimit nё vendlindje:

rezultatet
Edhe pse qёndron dёshira e madhe pёr tu rikthyer, tё kualifikuarit jashtё vendit kanё lidhje tё dobta me institucionet shtetёrore dhe vetёm disa prej  tyre mund tё kenё fatin e  mirё tё kenё ndihmёn e duhur pёr njё  ri-integrimi tё mundshёm.

Gjithashtu, njohja e diplomёs perceptohet si njё procedurё e gjatё burokratike e cila mund edhe tё shmanget, nёse do tё ishte e mundur. Mbizotёrojnё edhe mёnyra jo formale tё punёsimit, si kontakti i drejtpёrdrejtё me punёdhёnёsin (37,9%) apo kontakti nёpёrmjet tё afёrmve apo miqve ( 36,4%). Tё dhёnat qё na paraqiten, rikonfirmojnё qё kanalet zyrtare tё punёsimit nё tregun shqiptar mbeten ende tё dobёta, gjё e cila ul sё tepёrmi mundёsitё e rekrutimeve transparente dhe konkuruese.

si gjete
Njё ndёr pikat e tjera qё u diskutua dhe u konfirmua nё kёtё forum nё bazё tё anketave tё zhvilluara, ishte qё edhe Shqipёria nuk mund tё pёrjashtohet nga rreziku i “shpёrdorimit tё trurit” dhe nga rreziku i largimit tё tij pasi 42% tё tё kualifikuarve mendon se po japin kontributin e tyre profesional pak, ose aspak nё Shqipёri edhe pse shumica e tyre e konsideron të mirë ose shumë të mirë vendimin për tu kthyer (79%).

Shqetёsues mbetet dhe fakti qё rreth 36% e të kualifikuarve të kthyer nuk e shohin veten në Shqipëri pas pesë vitesh.

Pjesёmarrёsit nё kёtё forum, dolёn nё konkluzionin se nё Shqipёri nevojiten politika afatgjata pёr riintegrimin e tё kthyerve tё kualifikuar, pёr tё krijuar kёshtu njё mjedis mikpritёs dhe favorizues ndaj meritokracisё dhe profesionalizmit.



Lexo artikullin në italisht: Vale la pena ritornare in Albania?

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Versione Desktop