TwitterFacebookPinterestGoogle+

Shqipëria shënon një tjetër datë të mallkuar në historinë e saj

Shqipëria shënon një tjetër datë të mallkuar në historinë e saj, në mediat e huaja zë vend kryesor në kronikën e zezë.

Mediat botërore gjatë kësaj jave i kanë rezervuar vendit tonë një hapësirë të gjerë në faqet e saj ,por edhe kësaj radhe në kronikën e zezë, ”Bilanc lufte në protestën e 21 Janarit në Shqipëri”, ”Qeveria vret 3 protestues në protestën kundër korrupsionit”.
Kështu përshkruhet prej ditësh ngjarja që tronditi jo vetëm opinionin publik shqiptar por edhe atë ndërkombetar dhe që për fat të keq, edhe pse në forma të tjera, nuk ka të ndaluar.

Shihet dhune, kaos,politike e c’orientuar, korrupsion deri ne palce, intriga, strategji “mafiozesh” ne fotot komentet dhe togfjaleshat e lajmeve te publikuara.Vetem mediat Italiane gjate kesaj jave u kane sjelle lexuesve te tyre nje imazh teper trondites te Shqiperise, vendit fqninj .Serisht nje date e zeze rreshtohet ne memorien e tyre njesoj si ajo e vitit 1991,1997 tashme dhe 21Janar 2011 dhe imazhe qe fluturojne shpejt fale teknikave moderne te komunikimit.

Lideret e politikes shqiptare nxitojne te akuzojne hapur njeri tjetrin per vrasje ,grusht shteti ne mediat e huaja duke perdorur fjalor lufte.Dhe vendi yne radhitet perseri perkrah Tunizise e vendeve te tjera ne krize totale politike dhe sociale ne bote.Por si deshiron politika jone ne alarm te prezantoje Shqiperine, si duhet ti paraqitet ajo opinionit nderkombetar?

Fakti se lajmi ku vendi yne ben pjese ne Nato, paraqet nje sezon turistik cilesor komfort kerkesave te turisteve te huaj dhe vendas duke u renditur ne vendet me te pelqyeshme te Europes e dhe perkrah Athines. Lliberalizimi i vizave dhe respektimi dinjitoz i rregullave nga shtetasit shqiptare por dhe informimi i duhur iqeverise dhe mediave te vendit te rregullave te vendosura nga Bashkimi Europian,e shume te tjera , shenohet vetem ne statistikat operative te politikes nderkombetare. Madje shpesh here jane zbehur dhe nga opozita,menyre kjo per te bere opozite ….thone. Keto lajme per fat te keq nuk zune kurre faqet e para. Ato renditen vetem ne pozicione “garniture” te rubrikave informative europiane e boterore.

Nderkohe vetem disa dite pas liberalizimit te vizave Europa thote STOP hyrjes ne Bashkimin Europian dhe perserit kritikat e saj per pjesmarrje te perbashket te partive kryesore ne vendimarrje. Ndersa nje jave para protestes kryeministri Berisha ne Milano fton biznesmenet italiane per investime te reja ne vendin tone. Nga kriza ekonomike qe perfshiu europen nje numer i madh familjesh emigrante shqiptare i kthejne shpinen shteteve kryesisht nga Greqia e italia per tu bere pjese serisht e jetes ekonomike e sociale.Keto dhe shume sfida te reja qe paraqet vendi.

Kush eshte pergjigja qe politika shqiptare i dha dhe po i jep kesaj situate? Kush eshte ndihma qe opozita e vendit me kritike duhet te permiresoje vendimet qe duhen ndermarre?

Protesta te njepasnjeshme ,te vrare ne rruge, duke vazhduar me koflikte te sajuara e te krijuara tashme dhe me instituzione te tjera si ajo me prokurorine.Hetime te cilat tentohen te lihen pezull nga kaosi i akuzave me apo pa drejtim per personat qe humben jeten para kryeministrise. Zgjedhje te parakoshme,sipas kreut te majte, i cili ideon protesta te reja edhe pse i kundershtuar nga politikane po te majte,keto te fundit grupimi i djathe vendosi te mos iorganizoje vete per momentin.

Nje situate e cila do te na rezervoje edhe per disa dite ne mediat nderkometare togfjalesha dhe fotografi nielloj si ato te vitit 1991,1997…..Dhe mbi te gjitha nje situate e cila do t’i kushtoje shume qytetarit, jetes sociale dhe ekonomike te vendit. Nje imazh “Ne dite Zie”.

2 commenti

  1. Janni.C.L.C Rispondi

    Ne rradhe te pare shpreh ngushellime e mia me te sinqerta familjeve qe kane humbur te afermit e tyre.
    Uroj nje sherim te shpejte atyre qe kan mbetur te plagosur.
    Uroj qe Populli Shqipetar te gjej forzen e duhur per te kaluar dhimbjen qe pesoi.

    Gjate diteve te fundit jane shkruar nje pafundesi artikujsh ne gjuhe te ndryshme ne vende te ndryshme te botes. Po ashtu ka ndodhur edhe ne shqiperi ose ne ato faqe ku shkruhet shqip dhe flasin per shqiperine.

    Te gjithe kane pershkruar gjendjen e krijuar ne vend si dicka anormale dhe ne realitet eshte dicka shume anormale…
    por mendoj qe shoqeria Shqiptare duhet ta priste nje ndodhi te tille, qe nga momenti kur ne Tirane u bene grevat e urise (UNE PERSONALISHT PREFEROJ QE QUAJ “GREVA FANTAZMA”) te organizuara nga partia Socialiste, duhet ta prisnim qe kur Qeveria Shqiptare vazhdonte te qeveriste Vendin pa “OPIZITE”.

    Duhet ta prisnim nje situate te tille qe kur Z. Berisha ftoi Biznesmenet italian qe te investonin ne Shqiperi( edhe per te zbrazur plehrat e Shtetit Italian ne territorin Shqiptar) duke qene te sigurte qe Shqiperia ka, dhe ndjek nje politike shume te semure.

    Keta ndodhi te fundit, ose rremuaja siç preferojme ne ti quajme ne, nuk jane frut i nje politike te semure, por pergjegjsia me e madhe bie mbi popullin e thjeshte.

    Vete Shoqeria Shqiptare, populli eshte nje nga pergjegjesit kryesore. Nuk protestohet duke djegur makinat e policise, nuk protestohet duke thyer xhamat e ndertesave , duke goditur policine e rendit, dhe djegur palmat shumevjeçare qe zbukurojne qytin e TR.

    Protesta po, greva po, duhet perdorur cdo lloj metode per te ndryshuar te ardhmen e Vendit, por jo dhune, jo lufte, jo sharje, jo duke djegur Shqiperin e duke u vrare me njeritjetrin.

    Populli Shqiptar duhet te civilizohet, dhe te kuptoje qe dhuna sjell dhune, lufta (edhe brenda vendit) sjell viktima. Le te mesojme njehere e pergjithmone qe te mos behemi viktimat e atyre maskarejve qe qeverisin Shqiperin.
    Duket banale por nuk kam fjale tjeter vecse “RROFTE SHQIPERIA”

    PS: Perse nuk oganizohet Shqiperia ne greva e ne protesta per mangesite, pupunesine……sigurine…padrejtesite etj… qe pesojne cdo dite?

  2. migjen Rispondi

    Elexova me shum vemendje shkrimin tuaj Zoti Janni.C.L.C DHE me pelqeu deri aty ku shkruan te mos behemi viktimat e atyre maskarenjve qe qeverisin vendin kurse un mendoj qe maskarenjte jan ata qe me ndihmen e greqis dhe me mesimet e ndihmat qe moren atie u kthyen e donin te digjnin TIRANEN E SHQIPERIN.

Lascia un Commento

L'indirizzo email non verrà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *

È possibile utilizzare questi tag ed attributi XHTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Sezioni

Cultura

Argomenti

Le Rubriche

Be Social