Për Krishtlindje do kërkoj azil politik
Ka diçka hipokrite e të gabuar tek kushtet që i kërkohen Shqipërisë. Është një nga ato hipokrizitë e kulluara evropiane që vazhdojnë të fyejnë shqiptarët.
Dy janë mundësitë. Ose Shqipëria ka bërë të gjithë progreset e duhura e meriton të hyjë në Listën e Bardhë, e atëherë askush nuk duhet të shqetësohet se mos ne kërkojmë azil. Ose kalimi në Listën e Bardhë bëhet për mëshirë, e për të nënvizuar faktin që është thjesht mëshirë, na kujtojnë që s’mund të kërkojmë azil. Për më tepër, një kalim i tillë është edhe më i rëndë duke konsideruar se justifikon edhe mënyrën se si është qeverisur atdheu këto 20 vjet.
Më kujton rregullat e vjetra të ca familjeve shqiptare. Fëmijët nuk mund të ulen në tavoline me të rriturit, do hanë përtokë. Fëmijët do ulen në tavoline me të rriturit, por s’mund të hanë e as të flasin sepse na nxjerrin bojën.
Për Krishtlindje besoj se do kërkoj azil. Do u them që vij nga një vend i cili nuk ka parlament, një vend në të cilin shumica vendos për gjithçka. Do them që banoj në një vend ku s’e di në votat janë vjedhur apo jo, por di që kuvendi nuk funksionon. Që është katandisur si ajo gota e ujit, është gjysëm bosh, a gjysëm plot nëse preferoni. E meqë më kanë shpjeguar që parlamenti është baza e një shteti, i bie që ky i yni të çalojë.
Do kërkoj azil duke u thënë që vij nga një shtet i cili nuk është sovran. Vij nga një shtet në të cilin vendosin fqinjët dhe evropianët. Një shtet i cili po gërryhet nga brenda. Me rastin e 100 vjetorit të copëtimit të Shqipërisë, duket se duan ta rikujtojmë duke i dhënë toka ca fqinjëve e duke marrë plehrat e ca të tjerëve.
Do kërkoj azil e do ma japin sepse vij nga një vend në të cilin mund të vdesin 26 veta, e askujt nuk i hyn ferr në këmbë. Jetoj në një shtet i cili nuk garanton jetën e qytetarëve të tij.
Do kërkoj azil duke u thënë që andej nga vij unë, ditë për ditë shkelen të drejtat e minoriteteve, të femrave, të homoseksualëve e të kufomave. Do doja që të jetoja diku ku askush nuk ka të drejtë të hedhë beton mbi eshtrat e mia të gjora, të mos nxirren jashtë për ujqër a për lavdinë e Vorio – Epirit.
Do kërkoj azil sepse jetoj në një shtet ku prona ime nuk vlen asgjë, ku i forti i radhës vlen më shumë se çdo tapi e çdo dokument, ndërsa Shteti im bën sehir. Sepse jetoj në një vend ku tesera e ndonjë partie vlen më shumë se sa universitete e diploma, sepse jetoj në një vend ku qeveria sistematikisht mbyt Shtetin. Sepse nuk jetoj në një vend demokratik e nuk jetoj as në një vend komunist, por lufta e klasave vazhdon.
Për Krishtlindje e vendosa: do kërkoj azil. Ju ftoj ta bëni edhe ju tashmë që jeni të lirë për të lëvizur e të lirë për të vendosur.











18 commenti
Si mos te te japesh te drejte darien, fatkeqesisht….do e kerkoj dhe une po jo ne itali ;P
SHUME SHKRIM I BUKUR DHE I VERTETE , BRAVO DARIEN
Europa po sillet si ato femrat e bukura qè ta tregojnè, dhe pastaj tè lènè vetèm me shije nè gojè !
Mè falni pèr fjalorin por nuk gjej shèmbull mè tè krahasuar kèsaj rradhe.
èshtè njè fatkeqsi ky realitet i pèrshkruar.
Kemi humbur kuptimin e liris si popull, nuk e dimè mè çfar shije ka !
Ne kjoft se e mani mend nji thani te At Gjergj Fishtes ( moj Europ moj kurva e motit) e than ne at koh kur fati i Shipnis ishte ne dore te te tjerve sepse ishim te pushtum prej Turkut e Europa na dau ne 20 pjes tuj i fal kojshive simas qefit trojet tona. Si me prit na me na rrespektu Europa kur nuk rrespektojm vedin.
PS. Shkrimi shumi sakte
Mbetet vetem te zgjedhim se ku??
Italia eshte frymezimi i qeverise shqipetare ndaj, ketu nuk ia vlen!
Pikerisht pse ka njerez te tille qe e shohin shqiperine nga larg dhe i thone “ciao tungjatjeta”, ne vend qe te ndjehen krenar per shansin qe ju dha te gjithe shqiptareve te levizin te lire neper europe, te padiskriminuar neper radha ambasadash etj, kompozojne si keto hartime me pikepamje krejtesisht te njeanshme poltike…ne vend qe te kontribuojne ne ndergjegjesimin e njerezve, mbi kushtet qe duhet te kene parasysh per levizjen e lire.
Komplimente Darien,shkrim shume i bukur dhe real
Po shiko sertralina.
Nese OKB-ja ne artikullin 14 njeh te drejten e azilit, e kjo zbatohet per te gjithe, pse s’duhet te zbatohet per shqiptaret? Pse komisioni evropian – lere njehere qe s’ka fuqi te dali siper Deklarates te se drejtave universale te njeriut, aprovuar ne 1948 – kerkon qe te aplikohet per te gjithe, po per boshnjaket e shqiptaret jo? Ca logjike ka?
me vjen keq zoteri mysafiri qe po lexoj dicka te tille.ju pse duhet te kerkoni azil?kush ju persekuton edhe per cfare ju persekutojne apo ju ndjekin deri aty sa t ju vene jeten ne rrezik ne shqiperi?ju azilin politik e dini dicka qe mund ta kerkoje cdo njeri???epo nuk eshte aspak keshtu ju lutem te informoheni.
kerkesa per azil politik duhet qe te parashtrohet per arsye te caktuara edhe keto arsye duhet te jene kaq te medha edhe emergjente saqe te rrezikojne inkolumnitetin e individit azilkerkues.kjo pra pikerisht eshte logjika.
[quote name=sertralina]me vjen keq zoteri mysafiri qe po lexoj dicka te tille.ju pse duhet te kerkoni azil?kush ju persekuton edhe per cfare ju persekutojne apo ju ndjekin deri aty sa t ju vene jeten ne rrezik ne shqiperi?ju azilin politik e dini dicka qe mund ta kerkoje cdo njeri???epo nuk eshte aspak keshtu ju lutem te informoheni.
kerkesa per azil politik duhet qe te parashtrohet per arsye te caktuara edhe keto arsye duhet te jene kaq te medha edhe emergjente saqe te rrezikojne inkolumnitetin e individit azilkerkues.kjo pra pikerisht eshte logjika.
Mè fal, njè pyetje mè kalon nèpèr mendje, pse Evropa e vuri si kusht qè tè mos kèrkohet Azil Politik kur nè Shqipèri nuk qènkan kushtet qè njè njeri tè ketè bazèn pèr tè bèr njè kèrkes tè till ?
Pra o Evropa na diskriminon tejmase, duke na kufizuar lirinè, duke na e materializuar atè me mbèshtetje ekonomike qè duhet prezantuar, dhe duke e kushtèzuar atè me dènime tè rrepta pèr daljen nga parametrat, ose nè tè kundèrtèn Evropa e di qè nè Shqipèri tè drejtat e njeriut janè aq tè dhunuara sa qè jan kushtet qè jep mundèsin qytetarève tè prezantojnè kèrkesa tè tilla dhe Evropa nuk do tè merret me kètè !
[quote name=Ornela]Pikerisht pse ka njerez te tille qe e shohin shqiperine nga larg dhe i thone “ciao tungjatjeta”, ne vend qe te ndjehen krenar per shansin qe ju dha te gjithe shqiptareve te levizin te lire neper europe, te padiskriminuar neper radha ambasadash etj, kompozojne si keto hartime me pikepamje krejtesisht te njeanshme poltike…ne vend qe te kontribuojne ne ndergjegjesimin e njerezve, mbi kushtet qe duhet te kene parasysh per levizjen e lire.
Ke te drejte Ornela. Keta bukeshkale harrojne se pas 20 vjetesh ndoshta kemi mundesi te levizim lirisht.
[quote name=ErmailPapapano]Mè fal, njè pyetje mè kalon nèpèr mendje, pse Evropa e vuri si kusht qè tè mos kèrkohet Azil Politik kur nè Shqipèri nuk qènkan kushtet qè njè njeri tè ketè bazèn pèr tè bèr njè kèrkes tè till ?
Pra o Evropa na diskriminon tejmase, duke na kufizuar lirinè, duke na e materializuar atè me mbèshtetje ekonomike qè duhet prezantuar, dhe duke e kushtèzuar atè me dènime tè rrepta pèr daljen nga parametrat, ose nè tè kundèrtèn Evropa e di qè nè Shqipèri tè drejtat e njeriut janè aq tè dhunuara sa qè jan kushtet qè jep mundèsin qytetarève tè prezantojnè kèrkesa tè tilla dhe Evropa nuk do tè merret me kètè !
ermal duhet te dish qe ne shqiperi ashtu si edhe ne vendet e tjera te rajonit kemi nje mesatare te popullsise rurale qe arrin ne 65% pra edhe probabiliteti qe pjesa me e madhe e ketij 65% eshte e paarsimuar.kjo eshte arsyeja e pare.e dyta eshte sepse europa e pa me vendet e tjera si maqedonia mali i zi edhe serbia ku shtetasit e saj kerkuan azil politik ne vendet e UE pra ky ishte nje mesim i mire.prandaj per te mos rrezikuar kete gje ata parapergatiten terrenin edhe e kufizuan pa lindur.
duhet te dini qe liberalizimi i vizave eshte nje hap drejt hyrjes ne UE pra eshte krejt normale qe nje vend qe eshte kandidat potencial per UE nuk ka arsye pse te kerkoje azil politik kur per pak vite edhe ai shtet do te jete pjese e saj.mendimi juaj eshte teresisht i gabuar edhe primitiv.njelloj si xhaxhi qe mendonte se shqiperine e kishin inat te gjithe sepse ishte vend i begate kur ne realitet kishte vetem minj ne depozitat e grurit.
ju ftoj prape ne menyre shume njerezore qe mos te jeni kritik por optimist.atyre qe kritikonin gjithcka i ka ikur koha ndoshta ka mbetur ndonje ne venezuele,kube apo ne kazakistan a ku e di une.pershendetjet e mia me te sinqerta.
BRAVO per artikullin. Nje e vertet e hidhur
O Darien, ç’esht gjith ky trishtim more djal i mbar..te them te drejten, shkrimi yt me ngjalli shum trishtim edhe pse ne disa pika ke te drejt. Pastaj pse pikerisht per Krishtlindje??
Darien, ç’ka hipokrite ne ato qe i kerkohen Shqiperis!!? Kushtet jan njelloj per te gjitha shtete qe paraqesin deshiere per te qen pjes e KE. Nqs ke ndonje fakt e argument qe ti konsideron hipokrit na e shkruaj duke e dokumentuar e duke afermuar veten si gazetar, perndryshe..
Cdo te thuash me kete fraz Darien? Me rastin e 100 vjetorit të copëtimit të Shqipërisë, duket se duan ta rikujtojmë duke i dhënë toka ca fqinjëve e duke marrë plehrat e ca të tjerëve. Kush jan plehrat qe kemi marr??
Darien, kerkon te jepet azil sepse nuk respektohen te drejtat e minoritareve dhe percmon Vorioepirotet?? C’esht kjo kontradit??
Ke te drejt kur thua qe tesereat e partis vlejn me shum se diplomat e universiteti.
Darien eshte artikulli me i perfekt qe kam lexuar nga çdo pikpamje.110 e lode.Me ne fund ju treguat realitetin e hidhur shqipetar ne menyre te sintetizuar dhe me nje gjuhe te kuptushme nga te gjithe(edhe pse siç thua ne artukull 65% jane fshatare dhe te pa arsimuar.I ka lene kjo e eshtuquajtura demokraci.)Ndonjehere mendoj se ishte me mire Dulla(dhe urej vehten per kete).
Artikull interesant ne menyren e trajtimit te ceshtjeve qe na shqetesojne. do shtoja vetem “jetojme ne nje vend ku 4 femije vdesin ne erresire dhe ne mjerim” sepse nuk ekziston shtet!
pershendetje
Shqiperia eshte vendi i kontradiktes Arber.
Por per fat te keq shume preferojne te mbyllin veshet e te bertasin LALALALALALAPARTI SALI JEMI GATI KURDOHERE sepse sistemi ate u ka mesuar, te mendojne me koken e udheheqesit!
Po pra, ke shum te drejt, esht me te vertet vendi i kontradites…per shembull, nje nderton nje mur e tjetri kerkon ta prish..me kontradit se kaq!!
Pastaj, Rama o Berisha marrç nga ditet tona me duket se s’e kam then un.