
Me rastin e Festës së Pavarësisë dhe 65-vjetorit të Clirimit të Shqipërisë ditën e enjte, më 26 nëntor 2009 në Teatrin Kombëtar, Salla "Kadri Roshi", ora 18 organizohet koncerti muzikalo-poetik "Atdheu - Një histori mes ngujimit dhe çngujimit".
Muzika dhe idea: Aleksandër Peçi (artist i merituar), veprat muzikore janë të gjitha "World Premiere". Me pjesmarrjen e jashtëzakonshme të aktorëve
Tinka Kurti, Margarita Xhepa,
Mirush Kabashi, Fatos Sela, Bujar Asqeriu dhe Vasian Lame.
Aleksandër Peçi, kompozitor nga Shqipëria dëshmon një gjuhë absolutisht personale e origjinale, duke i dhënë instrumentacionit të tij e gjuhës së tij elektroakustike një ekspresion të gjerë, dramatik dhe një harmoni të plotë e të pasur. (marrë nga një revistë braziliane) Homothetie et quantite sonore - Nga veprat më të mira zgjedhur nga juria internacionale në mbi rreth 850 vepra për festivalin Ditët Botërore të Muzikës së re, është transmetuar kohët e fundit në Çeki. Tre valle shqiptare për violinë e piano.