COM_JFBCONNECT_LOGIN_POPUP

ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Në trotuaret e Tiranës si përgjatë lumit Seine të Parisit

Francezët kanë zbuluar një fllad Parisi në qendër të Tiranës. Janë bouquinstet, kështu quhen shitësit e librave të përdorur e të rrallë, tezgjet e të cilëve prej vitesh zbukurojnë bulevardin e Senës, në Paris.
E njejta bukuri godet dhe vizitoret e huaj te Tiranes, qe ne kryeqytetin shqiptar kane vene re bollekun e librave ne shitje ne çdo cep, neper kioska, neper tezgje o thjeshte pergjate bulevardit mbi mbulesa shtreterish e tapete shumeperdoruese.

Keshtu, dje Courrier International u dedikoi Bouquinisteve te Tiranes faqen e saj mbi Europen. Sipas artikullit te Courrier, ne kryeqytetin shqiptar, te apasionuarit e librave, mund te gjejne me çmime me se te arsyeshme libra te rralle, vepra antike e te pagjendshme ne librarite tradicionale, midis shitesve te erezave, farave, fruta-perimeve, kepuceve e veshjeve intime. Nderkohe mund te shkembehen dhe dy fjale me shitesin qe ne pergjithesi ka njohuri te gjera mbi librat.

Mes teksteve me interesante ne shitje, eshte Kodi Penal i mbretit Zog, nje prodhim i 1888 i Kostantin Kristoforidhit, shkrimtar i periudhes se Rilindjes, i njohur per perkthimin e Dhiates se Re e per devotshmerine e tij per njehezimin e gjuhes shqipe.  Vlera, vetem 1000 Leke ( 7 euro)

Si te mos e kemi zili bleresin fatlum?

http://www.courrierinternational.com/

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Versione Desktop