COM_JFBCONNECT_LOGIN_POPUP

ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Nga Trieste, propozimi i parë për qindvjetorin e Shqipërisë

Lind në Trieste “CONALTRI - Kongresi shqiptar Trieste 2013”, shoqatë për celebrimin e qindvjetorit të Kongresit shqiptar të Triestes (1-4 Mars 1913) dhe të qindvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912).
Nga 1 deri 4 marsi 1913 u mbajt ne kryeqendren xhuliane “Kongresi shqiptar i Triestes” tek pallati Dreher, sot pallati i Burses. “Kongresi shqiptar i Triestes” u mbajt si rrjedhoje e shpalljes se pavaresise se Shqiperise ne 28 nentor 1912 per te vendosur statusin dhe formen e qeverisjes te shtetit te ri te vendit te shqipeve. Me kete rast ardhen ne Trieste patriote te shumte shqiptare nga Ballkani, Amerika, Turqia, Italia.

Rendesia e kongresit tregohej dhe nga pjesemarrja e personazheve te ndritur te historise shqiptare (Terenzio Tocci,Fuat Toptani, Fan S.Noli etj) dhe nga prezenca e Dendur e shume gazetareve qe kishin ardhur per kete ngjarje nga kryeqytetet me te rendesishme europiane.

Me rastin e qindvjetorit te ketyre dy ngjarjeve te lart permendura (pra te kongresit shqiptar te Triestes dhe shpalljes se pavaresise se Shqiperise) u themelua per kete qellim nje shoqate e pershtatshme (CONALTRI), per te celebruar dhe kujtuar keto dy ngjarje historike te rendesishme per vendin e shqipeve. “CONALTRI” deshiron te jete “nje pike referimi dhe bashkimi per te gjithe diasporen shqiptare dhe joshqiptare”, promovuese e “traditave dhe kultures shqiptare nepermjet manifestimeve dhe aktiviteteve te karakterit socio-kultural, historik dhe shkencor” dhe ne perfundim moment analizi dhe konfrontimi dhe njohje te komuniteti shqiptar.

Akti i konstituimit te shoqates u firmos diten e marte 21 shtator 2010 ne Buffet Borsa pikerisht per vendodhjen ne brendesi te pallatit te burses,antikisht i quajtur pallati Dreher ku ne 1913 u mbajt kongresi shqiptar.

Palazzo_Dreher_100921_Paolo-Giuseppe-Herald_1bKeshilli drejtues i shoqates CONALTRI eshte i perbere nga:

- Presidenti, Ing.Giuseppe Razza, Country manager I EPTISA Internacional per Shqiperine dhe Kosoven, Ekspert i Komunitetit Europian-Drejtim i Zgjerimit, per asistencen institucionale shteteve te Europes Juglindore,ish manager i Sekretarise Permanente te Koridorit Pan-Europian te Transporteve V dhe programit te Bashkepunimit Adriatica INTERREG-CARDS/PHARE dhe ekspert I Bankes Europiane per Rikonstruktimin dhe Zhvillimin, te Bankes Boterore,te Komunitetit Europian dhe Prezidences se Keshillit te ministrave,te ministries se Jashtme dhe te ministries se Ambientit Italiane.

- Zv/President, Dott. Herald Qyqja. I diplomuar ne Arkitekture(Trieste) me teme diplome mbi “Historine e Urbanistikes dhe arkitektures se Shqiperise”. Aktualisht Prezident I RadioInCorso, radio e Universitetit te Triestes.

- Sekretar, C.te Paolo Muner, Oficer i Marines Ushtarake Italiane, gazetar dhe publicist,ka kaluar tre vjet sherbimi ne Shqiperi; pasi la sherbimin ushtarak aktiv i eshte dedikuar midis te tjerash kerkimeve historike shqiptare.


ConAltri eshte nje shoqate e hapur ndaj te gjithe atyre qe do t'ju pelqente te bashkepunonin per keto dy evenimente te rendesishme, per cdo informacion ose pjesmarrje na kontaktoni ne < Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. >

Delegati_al_Congresso_degli_Albanesi_a_Trieste_200dpi

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Versione Desktop