ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Arben Imami: Italia, jo pushtuese e Shqipërisë në 1920

Me datë 3 shtator, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, përkujtoi në Vlorë 90- vjetorin e Luftës së Vlorës, por përpara të pranishmëve, Imami dha një këndvështrim tjetër për këtë pushtim të Italisë në territorin shqiptar në vitin 1920.
Arben Imami: Italia, jo pushtuese e Shqipërisë në 1920 Vlora, viti 1920

Imami deklaroi se është koha për të reflektuar në historinë tonë kombëtare, që sipas tij, është e tejmbushur me klishe. Sipas tij, pavarësisht qëllimeve imperialiste të Italisë në vitin 1920, interesi i saj për ndërhyrje në Shqipëri ishte të pengonte fqinjët e Shqipërisë për të hyrë në territorin shqiptar.

"Mendoj se duhet të fillojmë të reflektojmë. Unë nuk jam historian, por kam 20 vjet që merrem me politikë. Jam përpjekur në jetën time që të reflektoj edhe mbi historinë tonë politike. Besoj se ka ardhur momenti që të heqim dorë edhe nga disa klishe, të cilat do të përpiqem që t'i pasqyroj nga disa këndvështrime për luftën e Vlorës, dorëzimin dhe protokollin e Vlorës. Si mjedis i një fuqie të madhe gllabëruese dhe një shteti të vogël si ne, padyshim që ka të vërteta në të gjitha këto, ka përqasje, por në cilësinë e tyre edhe qëndrimi kompleks i Italisë ndaj çështjes shqiptare ishte që në një gjendje vakumi, që ishte krijuar në territoret e Shqipërisë, të mos ndodhej përballë në ngushticën e Otrantos, me një fuqi rajonale kompetitive.

Prandaj, pa përjashtuar qëllimet imperialiste, interesi italian në këtë rast ishte i lidhur me pengimin e fuqive rajonale për të hyrë në territorin shqiptar", tha Imami. Më tej ai u shpreh se "ndarja e Shqipërisë ishte një ruajtje e balancës me një rrugë diplomatike, në kuptimin e diplomacisë si marrëveshje, ndërsa mbrojtja e tërësisë territoriale ishte një zgjidhje politike, e cila në marrëdhëniet ndërkombëtare kuptohet si forcë dhe këtë arritëm ta konkretizojmë në të gjitha territoret, kudo ku kishte shqiptarë, e veçanërisht këtu në Vlorën trime".

Burimi: Gazeta Panorama

Ju ftojme te lexoni artikullin e Manfred Bushit mbi kapitullimin italian te dates 8 shtator 1943 publikuar 2 vjet "Quel maledetto giorno di settembre.. "
Voto këtë artikull
(2 Voti)

Artikuj të këshilluar

Të ngjashëm

The Economist - Al nord della Grecia: gli albanesi preparano il loro ritorno in Albania
Il nuovo ambasciatore italiano presenta le credenziali al presidente Topi
Napolitano per l’Italia
Pse është e pavend Festa e Çlirimit
La comunità albanese di Fermo festeggia l'Indipendenza dell'Albania
Muzeumet dhe monumentet kulturore nё Itali: hyrje pa pagesё pёr gazetarёt e huaj

Më të lexuar këtë javë

Il meraviglioso popolo dei Buskali della valle di Hundeza
Gli Albanesi e l’Albania - Un importante studio del geografo Ferdinando Milone pubblicato nel 1942
Un viaggio lungo una vita: l’Albania di Edith Durham
Aurel Mengri, un uomo alla ricerca dell’assoluta conoscenza
Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje
Berisha: La cittadinanza albanese per chi investe 100 mila euro nel paese

A.News në Facebook

Albania News

Nasce da una tela di contatti e di corrispondenti presenti nella comunità albanese residente in Italia e da giornalisti, professori, studiosi o studenti che risiedono nel paese delle aquile per dare vita ad un network di informazione indipendente, costituito da questo portale in lingua italiana.

Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Komente Facebook ()

Komento artikullin nga profili yt Facebook

Komente A.News (0)

Komento artikullin ne Albania News

Nëse nuk dëshiron të përdorësh profilin tënd facebook, mund të komentosh direkt me sistemin e brendshëm të komenteve. Sigurohu të plotësosh informacionet e nevojshme shënuar me (*).

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Desktop version