ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Stradiotët shqiptarë, kontribut historik me vlerë për Europën perëndimore

Ashtu sikurse për kapelen historike shqiptare të quajtur albanua, historiografia shqiptare ka qenë, të themi, disi e kufizuar lidhur me temën e stradiotëve shqiptarë.
Megjithatë, duhet pranuar se kohët e fundit tema është rrahur tërthorazi nga një numër studjuesish shqiptarë, ndër të tjerë nga At Zef Valentini, Irakli Koçollari, Aristidh Kolja, Moikom Zeqo, Ferid Hudhri etj*. Në këtë studim, veç autorëve të sipërpërmendur, do të përqendrohemi kryesisht tek autorë të huaj, veçanërisht francezë, për të dhënë një tablo disi më të plotësuar të stradiotëve shqiptarë, ndonëse tema është e gjerë dhe i tejkalon caqet e këtij studimi.

Duhet thënë që në fillim se dukuria stradiote apo estradiote shqiptare (estradiots albanois), e vështruar në kontekstin historik, ashtu sikurse dukuria e kapeles albanua, nuk është një rastësi. Ajo duhet parë mbi të gjitha brenda kushteve të caktuara historiko-ekonomiko-shoqërore si dhe e lidhur ngushtë me vetë natyrën apo karakterin e shqiptarit, me organizimin e tij fisnor, me cilësitë dhe të drejtat juridike që shpjegojnë në thelbin e tyre vetë këtë dukuri.

Per te lexuar te gjithe artikullin, shkarkoni versionin PDF
Voto këtë artikull
(7 Voti)

Artikuj të këshilluar

Më të lexuar këtë javë

Il meraviglioso popolo dei Buskali della valle di Hundeza
Gli Albanesi e l’Albania - Un importante studio del geografo Ferdinando Milone pubblicato nel 1942
Un viaggio lungo una vita: l’Albania di Edith Durham
Aurel Mengri, un uomo alla ricerca dell’assoluta conoscenza
Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje
Berisha: La cittadinanza albanese per chi investe 100 mila euro nel paese

A.News në Facebook

Komente Facebook ()

Komento artikullin nga profili yt Facebook

Komente A.News (0)

Komento artikullin ne Albania News

Nëse nuk dëshiron të përdorësh profilin tënd facebook, mund të komentosh direkt me sistemin e brendshëm të komenteve. Sigurohu të plotësosh informacionet e nevojshme shënuar me (*).

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Desktop version