ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Kultura dhe tradita shqiptare ne Festivalin Internacional te gojedhenave popullore ne Torino

Starton takimi i pervitshem i Festivalit internacional te traditave popullore ne qytetin e Torinos.

Ky vit sheh pjesmarres dhe komunitetin shqiptar ne promovimin e kultures artit dhe traditave. Ne edizioni e tij te 5-te,per 3 dite me radhe ,perkatesisht me daten 18,19 dhe 20 qershor do te sfilojne ne qendren historike te qytetit te Torinos duke shpalosur traditat dhe kulturen e tyre te gjitha komunitetet e huaja te cilet jetojne ne kete qytet.

Gojedhenat na kane transmetuar ne shekuj histori,muzike art ,tradita ,guzhine dhe me ane te gjesteve, kercimet ritet e ndryshme muzikore te perdorura ne kohe te gezueshme por ne te njejten kohe edhe te trishtueshme qe bejne pjese e historise se cdo vendi.

Prezantimi i komunitetit shqiptar do te nise me nje performance te artisteve te rinj te vendit tone qe jetojne ne Torino te cilet ne daten 18 qershor do te sjellin ne skene per te gjithe artedashesit nje pjese te spektaklit teatral Pallati 176 .I shfaqur per here te pare ne vitin 1985 kjo shfaqje teatrale do te hyje ne memorien e cdo shqiptari. Me lojen e aktoreve dhe humorin e holle Pallati 176 shpalos jeten dhe personazhe tipike te familjeve tona ne ato vite.Spektakli do te shfaqet ne oren 20.00-21.00,Piazza Carignano .

Me daten 20 qershor Shoqata Kulturale Zeri i Arberit Alba(Cn) do te propozoje perpara te pranishmeve artin e guzhines shqiptare
.Japraka nje piate tipike e qytetit te Elbasanit do te jete dhe receta e cila do ti serviret publikut shoqeruar dhe me gojedhenat e tradites se kesaj piate ne kete qytet por dhe ne te gjithe vendin tone. Gojedhenat e ushqimit do te mund te ndiqen ne oren 11.00-12.00 ne Piazza Castello – Area Oralità del Cibo.

Traditat mbi artin e tesktileve do te sjellin ne vemendjen e te pranishmeve serisht komunitetin shqiptar.

Nje ekspozite me veshjet tradizionale dhe menyren e te krijuarit keto veshje por ne te njejten kohe dhe materiale te tjera per shtepine i perkasin Zones se Zadrimes dhe Gurit te Zi.Nje tradite shekullore gjen te nderthurur stilimin ngjyrat dhe menyren krejt te vecante te krijimit te tyre.Gjate ekspozites te organizuar nga Shoqata kulturore Zeri i Arberit (Alba) te pranishmit do te kene mundesi te ndjekin dhe gojedhenat mbi kete tradite te lashte te vendit tone,mbi menyren e krijimit kohen dhe aftesine e grave shqiptare per ta pecjellur per shekuj me radhe duke ruajtur origjinalitetin e saj.

Ne nje epoke kur brezat e rinj rrezikojne te udhehiqen nga “mesues”te impostuar te shoqerise dhe konsumit,aty ku menyrat e “siperfaqesore”te kontaktit rrezikojne te humbasin origjinalitetin e komunikimit te nje personi apo nje komuniteti,Festivali i gojedhenave popullore ve ne plan te pare komunikimin.Servirja e kultures se popujve shoqerohet me gojedhenat mbi historine e saj nderthuren per te na dhene nje tablo me te qarte te vendit qe kemi perballe.

Programin e plote te Festivalit internacional te gojedhenave popullore Torino 2010 mund ta gjeni ketu.

Voto këtë artikull
(2 Voti)

Artikuj të këshilluar

Të ngjashëm

Archeologia in Albania: patrimonio e prospettive di ricerca
Albania a “Km Zero”: Intervista ad Altin Prenga
La natura umana, il riferimento principale dei miei lavori
La sommelier di Tirana, la prima donna che vince “Il tulipano d’Oro”
A Torino “il figliol prodigo” di Belarghes
Projektimi i videos së Adrian Pacit në Kinema Massimo të Torinos

Më të lexuar këtë javë

Gli Albanesi e l’Albania - Un importante studio del geografo Ferdinando Milone pubblicato nel 1942
Il meraviglioso popolo dei Buskali della valle di Hundeza
New York Times, 9 maggio 1911 - La Giovanna d’Arco Albanese
Un viaggio lungo una vita: l’Albania di Edith Durham
Aurel Mengri, un uomo alla ricerca dell’assoluta conoscenza
Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje

A.News në Facebook

Leonora Memia

Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Komente Facebook ()

Komento artikullin nga profili yt Facebook

Komente A.News (1)

1 commento

  • Besmir Hajdaraj

    Nje falenderim dhe nje mbeshtetje te veçante i shkon Motres Sime Leonora Memia ( zonje apo zonjushe ), na nderoni dhe jemi krenar madje e gjithe Tropoja eshte krenar per ty Leonora, veçanti familja ime. Do doja te kisha nje mundesi tuajin per nje mundesi bashkepunimi ne nje nga projektet e mia, por mundesite dhe deshirat e tua, nuk e di si mund te jene, por dhe me vjen keq sepse ne nuk njihemi dhe mire qe te kesh sado pak besim tek mua. _Me respekt dhe mirenjohje_Besmir HAJDARAJ

    Besmir Hajdaraj Mercoledì, 16 Giugno 2010 12:53 Link al commento

Komento artikullin ne Albania News

Nëse nuk dëshiron të përdorësh profilin tënd facebook, mund të komentosh direkt me sistemin e brendshëm të komenteve. Sigurohu të plotësosh informacionet e nevojshme shënuar me (*).

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Desktop version