ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Porti Cittadini. Culture in Crescita tra Italia e Albania - shqip -

Çfarë është? Është një takim që do bëhet të shtunën në datë 12 qershor në qytetin e Modena-s, në Itali. Fillon në ora 10.00 me konferenca e vazhdon deri në mesnate me koncerte.

Për çfarë flitet paradite? 10.00-14.00
Tema e paradites është ajo e gazetave të huaja. Italia ka njohur një emigrim të ashpër, i cili natyrisht, është trajtuar nga gazetat e mëdha e nga politika  me mënyra të ndryshme. Shumë prej nesh mendojnë që mënyra se si këta e kanë trajtuar problemin e emigrimit nuk është i saktë. Që shpesh herë kanë krijuar një imazh të Shqipërisë e të shqiptarëve që nuk i përkon realitetit. Pra kemi mendime të ndryshme.

Tani, ka ndodhur që disa djem shqiptarë një ditë kishin dy zgjedhje : të uleshin në një bar, të porosisnin dy kafe e të shanin  ata që i shanin apo, të çoheshin e të hapnin një gazetë online. Bënë të dytën. Gazeta quhet www.AlbaniaNews.it, është regjistruar në gjykate me vendimin kaq e aq etj etj. Në këto vite kjo gazetë është bërë e rëndësishme për komunitetin shqiptar e jo vetëm. Një ditë kanë takuar ca gazeta të tjera. Marokenë, ameriko-latine, kineze, afrikanë. Kanë themeluar diçka që quhet M.I.E.R që është një tip konfederate.

Konfederata përmbledh shumë gazeta, radio, televizione bërë prej të huajve, ka edhe një peshë politike e arrin të përhapi zërin e saj kudo. Flitet për këtë pra. Flitet për gazetat që flasin për të huajt e gazetat në të cilat flasin të huajt. Flitet për faktin që shpesh herë të huajt përdoren si monedhë shkëmbimi për të rritur urrejtjen e për të korrur ndonjë votë. Kjo gjë, mendojmë ne, është gjë e keqe e nuk duhet bërë. Mendojmë se gazetat kanë një detyrë, e është ajo që të tregojnë të vërtetën. Pjesa e paradites pra flet për këtë. Do marrin pjesë drejtorët e gazetave lokale, përfaqësues të krahinës Emilia Romagna ( Italia është e ndarë në 20 krahina të cilat kanë një farë autonomie, Emilia Romagna është një nga këto e përfshin qytet si Bologna, Modena, Ferrara, Forli e Parma ), përfaqësues të bashkisë së qytetit të Modena-s, gazetarë free lance, politikanë.

Giovanni Armillotta është një nga ata persona për të cilët pasioni për Shqipërinë nuk është një hobi me të cilin të mburret me miqtë nëpër darka. Është një nga ata që për Shqipërinë ( e për sportin shqiptar ) di me shumë gjëra se sa federata jonë shumëzuar për 100. Nëse nuk më besoni lexoni vete. Do na tregojë për historinë e gazetave shqiptare në Itali, histori që ka rrënjë në vitet 30 e shkon deri në....12 qershor 2010.

Për çfarë flitet mbasdite?  17.00 – 20.00
Mbasdite ka një takim shumë më letrar. Janë të ftuar disa shkrimtare italianë. Quhen Antonio Caiazza, Serena Luciani, Paolo Muner. Për  kuriozitet a për punë, kanë jetuar në Shqipëri në vitet 80 e në fillimet e viteve 90. Kanë parë një Shqipëri tjetër nga ajo që kemi parë ne, jo me të mirë a më të keqe, thjesht tjetër. Thonë që Shqipëria ka rënë në dashuri me ta e ata kanë rënë në dashuri me Shqipërinë e kjo u ka ndryshuar jetën. Duan të tregojnë për këtë dashuri. Por s’janë të gjithë, sepse të tregonim një Shqipëri të parë nga sytë e të huajve do tregonim një Shqipëri të cunguar. Kemi fatin e privilegjin të kemi me ne edhe zotin Visar Zhiti. Poetin, shkrimtarin, intelektualin, njeriun. Edhe ai ka pare një Shqiperi tjetër, edhe ai do na tregoje për të. Ju duket pak?  

Për çfarë këndohet? 20.30-24.00
Këndohet përsëri për Shqipërinë. Në raste të tilla muzika është pak problem. Italia është mbushur plot me grupe që deri pardje bënin reggea, dje bënin punk e sot papritmas janë pushtuar nga muzika ballkanike e i kanë shtuar një fizarmonike grupit. Jo se ka ndonjë gjë të keqe të kjo, jo. Nuk ka as ndonjë gjë të keqe tek këngëtari/këngëtarja e radhës që këndon në playback këngë të tipit “ O të guri që bën xixa...” apo “ E faja ra prej fiku...” duke thënë here pas here “Opa...hajde çuna...
Thjesht ne s’e bëjmë, se kemi bere. Kemi ftuar një grup arbëresh që quhet Peppa Marriti Band. Janë djem që kanë formuar grupin në vitin 1991 e prej gati 20 vitesh përcjellin rokun me të pastër që njohin duke e ndërthurur me gjakun e me historinë e tyre.
Përveç tyre këndon edhe Linda Rukaj (Linda në botën e Çudirave ) , një zë ndryshe e i pavarur në panoramën shqiptare. Na behet qejfi që e kemi në veshje soliste. Një vajzë, një kitarë akustike, një skenë, ca këngë. Gjera të thjeshta, sepse gjerat s’kanë nevoje të jenë të komplikuara.

Kush e organizon?
E organizojnë kryesisht çunat që merren me AlbaniaNews.it, me ndihmën e një sponsori që në këtë rast është www.postemobile.it. Me pëlqen të përmend emra. Janë : Olti Buzi, Manfred Bushi, Alban Trungu, Migena Proi, , Ismail Ademi, Darien Levani me ndihmën e Nicola Marini.

Çfarë mund të bej nëse dua të ndihmoj pa humbur më shumë se 5 minuta?
Shkarko programin. Ndaje në Facebook. Fto miqtë e tu. Thuaji edhe atyre ta ndajnë në Facebook a Twitter a gjera të tjera të afërta. Nëse ke një vend bosh në makinën tende, merr edhe një person tjetër.
Voto këtë artikull
(5 Voti)

Artikuj të këshilluar

Të ngjashëm

Modena, mercoledi 6 Aprile la kermesse dedicata all’integrazione dei cittadini stranieri
Dal Nord Africa in fiamme all’Italia postdemocratica. Protesta al CIE di Bologna.
Chievo, dal Modena arriva il difensore albanese Renalt Shehu
Le parole della solidarietà, le parole della paura
Una quota per le otto
Torino: Scrittura Migrante tra Letteratura e Giornalismo

Më të lexuar këtë javë

Il meraviglioso popolo dei Buskali della valle di Hundeza
Gli Albanesi e l’Albania - Un importante studio del geografo Ferdinando Milone pubblicato nel 1942
Un viaggio lungo una vita: l’Albania di Edith Durham
Aurel Mengri, un uomo alla ricerca dell’assoluta conoscenza
Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje
Berisha: La cittadinanza albanese per chi investe 100 mila euro nel paese

A.News në Facebook

Albania News

Nasce da una tela di contatti e di corrispondenti presenti nella comunità albanese residente in Italia e da giornalisti, professori, studiosi o studenti che risiedono nel paese delle aquile per dare vita ad un network di informazione indipendente, costituito da questo portale in lingua italiana.

Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Komente Facebook ()

Komento artikullin nga profili yt Facebook

Komente A.News (2)

2 commenti

  • Agim Shkodra

    Takim interesant,edhe pse nuk e kam lexuar programin e plote do te deshiroja te merrja pjese.Modena eshte qytet apo fshat?;nese eshte i till thoni te pakten qe behet ne qender te fshatit Modena ose jepni adresen ku zhvillohet takimi._Pershendetje Agimi.

    Agim Shkodra Sabato, 05 Giugno 2010 13:12 Link al commento
  • Leonora Memia

    :-) ja ky eshte tekst ne shqip,me informacion nje stil i lirshem brenda rregullave i kendshem

    Leonora Memia Giovedì, 03 Giugno 2010 18:27 Link al commento

Komento artikullin ne Albania News

Nëse nuk dëshiron të përdorësh profilin tënd facebook, mund të komentosh direkt me sistemin e brendshëm të komenteve. Sigurohu të plotësosh informacionet e nevojshme shënuar me (*).

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Desktop version