ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Alfred Milot Mirashi në ekspozitën "Pushimi i Sirenave"

Ekspozita “Pushimi i Sirenave” i organizuar nga Galeria e Artit Bashkëkohor Numen të Beneventos është hapi i parë i një projekti itinerar me titull “Qyteza e Artit” që do të fillojë nga platforma e vendit në Marina di Camerota dhe ka si qëllim vazhdimin e mëtejshëm të tij në vende të tjera.

Alfred Milot Mirashi në ekspozitën  "Pushimi i Sirenave" Venere di Milot (Afërdita e Milotit)


Në këtë ekspozitë marrin pjesë 15 artistë italianë dhe të huaj, të cilët nëpërmjet hulumtimeve dhe gjuhës të tyre do të mundohen ti japin jetë kësaj  qyteze të konceptuar në formë moderne bashkëkohore, në mënyrë të lëngshme. Ashtu si shpesh herë krahasohet shoqëria jonë, dhe në këtë lëngshmëri  të saj, vazhdimisht në lëvizje, mundet të gjejë lehtësinë dhe gjatë zhvendosjes përshtatjen e hapësirave të vetme, jo si të pazakontë në art për ti transformuar.

Eventi në këtë hapje të saj të parë do të bëhet mbi një mol dhe pranë plazhit të Qytetit të Marina di Camerota gjate ditëve 28/29/30 Maj 2010. Artistët që ekspozojnë janë Antonella Romano, Ludovica Aria, Francesca Capasso, Adelaide Di Nunzio, Luca Carnevale, Mina Cusati, Ali’ Nassereddine, Jawnette Poe & Alessandro Fonte, Stefania Leone, 2/4 Carolina Ciuccio & Sofia Scarano, Giuditta Nelli, Milot Alfred Mirashi. Gjithsecili prej tyre sipas frymëzimit dhe ndjenjave,  eksperiencave personale dhe profesionale, kanë perceptuar bregdetin e Marina di  Camerota, duke e filtruar me parametrat e lehtësisë dhe të shpirtit të lëvizjes, e duke krijuar një instalim qe të jetë i aftë për të dialoguar me shpirtat, trupat, detin, brigjet, tingujt e Festivalit Meeting del Mare.

Alfred “Milot” Mirashi në punimet e tij do të paraqesë skulpturën e titulluar “Venere di Milot” (Afërdita e Milotit). Nëpërmjet saj arrin të tregojë origjinalitetin e tij duke u frymëzuar në mitet e trojeve të tij por edhe të kulturës Shqipëtare. Në skulpturën e tij shohim se si autori mundohet të paraqesë duke vendosur ne pjesë të ndryshme të skulpturës “çelësin” si  simbol të lirisë, e nga çfarë e bën atë më tepër origjinal të afirmohet e të dallohet nga të tjerët në pikturat dhe skulpturat e tija.

Edhe pse duke qenë një kohë e zhvilluar nga teknoligjia digjitale e ditëve të sotme ai mundohet ti largohet këtyre formave duke ndjekur një linjë të një autonomie, duke luajtur midis konceptualizmit, pa abuzur, në rekuperimet klasike, siç duket në gjuhë të kundërta që lidhen në pikturë dhe në skulpturë, nëpërmjet një aftësie inteligjente të përdorimit të teknikave. Këto aspekte të thjeshta nga ku frymëzohot krijimi i tij i japin formë një prodhimi që ka si themel historinë dhe kulturën e tokës së tij, për t'u hapur  në një krahasim më të ngushtë me eksperiencën e tashme italiane. Veprat e tij vendosen brenda një sfere simbolike, me vlera dhe me kuptime, të mbledhura në një epërtor imazhesh të dalura mbi ujë nga shtresa kujtese.

Voto këtë artikull
(3 Voti)

Artikuj të këshilluar

Më të lexuar këtë javë

Il meraviglioso popolo dei Buskali della valle di Hundeza
Gli Albanesi e l’Albania - Un importante studio del geografo Ferdinando Milone pubblicato nel 1942
Un viaggio lungo una vita: l’Albania di Edith Durham
Aurel Mengri, un uomo alla ricerca dell’assoluta conoscenza
Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje
Berisha: La cittadinanza albanese per chi investe 100 mila euro nel paese

A.News në Facebook

Çezarin Toma

Laureato in Lettere moderne a Firenze e specializzato in Filologia Moderna con una tesi ricca di ricerche letteraria tra Albania e l’Italia con la tesi “La Fortuna Degli Scrittori Italiani Moderni in Albania”. Ultimamente sta lavorando sul suo secondo libro di poesie in italiano. Ha collaborato con diverse riviste letterarie albanese e italiane.

Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Komente Facebook ()

Komento artikullin nga profili yt Facebook

Komente A.News (0)

Komento artikullin ne Albania News

Nëse nuk dëshiron të përdorësh profilin tënd facebook, mund të komentosh direkt me sistemin e brendshëm të komenteve. Sigurohu të plotësosh informacionet e nevojshme shënuar me (*).

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Desktop version