ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Torino: fjalë dhe muzikë nga toka shqiptare

Ditën e Martë, datë 27 Prill 2010 në orën 18.30, në Mood Libri & Caffè në Via Cesare Battisti, 3/E, Torino do të zhvillohet mbrëmja artistike “Fjalë dhe Muzikë nga Toka Shqiptare”.

Programi parashikon leximin e pjesëve të zgjedhura të autorëve shqiptarë, që kanë botuar libra në gjuhën italjane, nga ana e të rinjve shqiptare që jetojnë në Torino dhe i përkasin brezit të dytë të emigracionit. Leximet do të shoqërohen me muzikë të autorëve shqiptarë dhe të huaj të ekzekutuar nga artistet Eriola Gripshi (violë) dhe Lizabeta Soppi (violinë). Gjatë mbrëmjes do të prezantohen për publikun e pranishëm edhe disa poezi të pabotuara të shkrimtarit të ri dhe të talentuar torinez me origjinë shqiptare Edvin Kukunja, nga vetë autori.

Veprimtaria zhvillohet në kuadër të manifestimit INTEGRIMI NUK BIE NGA QIELLI (L’INTEGRAZIONE NON PIOVE DAL CIELO) organizuar nga Instituti Goethe në Torino,  Bibliotekat e Qytetit të Torinos, Bashkia e Torinos, shoqata “Il Nostro Pianeta” dhe partnerë të tjerë. Nisma zhvillohet me mbështetjen e Regione Piemonte në kuadër të Y-our time/Torino 2010 Kryeqyteti Europjan i të Rinjve.

Programi i mbrëmjes
-      Prezantimi i mbrëmjes nga Vatra, Il Nostro Pianeta dhe Bibliotekat e Qytetit të Torinos
-      Lexime të pjesëve të zgjedhura nga veprat e shkrimtareve shqiptare Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi
-      Duet violinë-violë nga Eriola Gripshi & Lizabeta Soppi:

Sonata e Arcangelo Corelli-t: grave, andante, adagio, corrente, giga
Cesk Zadeja: “Zoga dhe Shpendi”

-      Prezantimi i poezive të shkrimtarit Edvin Kukunja

Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra
Vatra është themeluar në Torino në vitin 2002 me nismën e një grupi qytetarësh Shqiptarë dhe Italjanë. Ajo zhvillon veprimtari të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të mirë e më të shpejtë të qytetarëve Shqiptarë në shoqërinë Italjane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë.

Falë veprimtarisë së saj të dendur kulturore dhe institucionale, Torino është shndërruar këto vitet e fundit në një nga qëndrat më mikpritëse ndaj artit dhe kulturës Shqiptare në Europë.

INTEGRIMI NUK BIE NGA QIELLI

Integrimi i të rinjve të huaj është një sfidë e madhe për të ardhmen e të gjitha shteteve europiane. Të paktën një e treta e të rinjve që jetojnë sot në Europë vjen nga familje të huaja. Organizimi demokratik i formave dhe mënyrave të aksesit ndaj dijes dhe kulturës është aspekti më i rëndësishëm i këtij procesi, që duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë.

Biblioteka publike është një nga institucionet demokratike më të rëndësishme të dijes. Po në c’mënyrë mund ti përgjigjet ajo sfidave të reja që vijnë nga njëra anë nga teknologjitë e reja të prodhimit dhe të përcjelljes së njohurisë dhe nga ana tjetër nga rritja e diversitetit kulturor? Si mund të bëhet biblioteka një vend integrimi mes brezave dhe kulturave? Cfarë roli i përket fjalës, shkrimit dhe leximit?

Kjo nismë ka si synim ti japë përgjigjje këtyre pyetjeve përmes mundësimit të përballjes me njëra tjetrën të disa përvojave europjane. Do të prezantohen dhe do të diskutohen praktika sociale dhe artistike, si edhe politika ndërkulturore brenda dhe jashtë bibliotekave, që i shikojnë të rinjtë jo vetëm si objekt, por mbi të gjitha si protagonistë të integrimit të mundshëm.

Per info:
Benko Gjata
Cel. +39 339 3376951
E-mail Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Voto këtë artikull
(1 Vota)

Artikuj të këshilluar

Të ngjashëm

I volti di 10 ragazzi albanesi nel percorso di integrazione a Torino
Torino: musiche e parole dalla terra d'Albania
Alla scoperta dell'antica Illiria

Më të lexuar këtë javë

Il meraviglioso popolo dei Buskali della valle di Hundeza
Gli Albanesi e l’Albania - Un importante studio del geografo Ferdinando Milone pubblicato nel 1942
Un viaggio lungo una vita: l’Albania di Edith Durham
Aurel Mengri, un uomo alla ricerca dell’assoluta conoscenza
Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje
Berisha: La cittadinanza albanese per chi investe 100 mila euro nel paese

A.News në Facebook

Albania News

Nasce da una tela di contatti e di corrispondenti presenti nella comunità albanese residente in Italia e da giornalisti, professori, studiosi o studenti che risiedono nel paese delle aquile per dare vita ad un network di informazione indipendente, costituito da questo portale in lingua italiana.

Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Komente Facebook ()

Komento artikullin nga profili yt Facebook

Komente A.News (0)

Komento artikullin ne Albania News

Nëse nuk dëshiron të përdorësh profilin tënd facebook, mund të komentosh direkt me sistemin e brendshëm të komenteve. Sigurohu të plotësosh informacionet e nevojshme shënuar me (*).

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Desktop version