ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Koret raciste greke, Kadare anullon vizitën në Greqi

Thirrjet raciste antishqiptare të ushtarëve grekë gjatë paradës së 25 marsit në Athinë kanë bërë që shkrimtari i njohur Ismail Kadare të anulojë vizotën e tij në shtetin fqinj.
Koret raciste greke, Kadare anullon vizitën në Greqi Ismail Kadare

Vetë shkrimtari Ismail Kadare ka konfirmuar në linjë telefonike për News24, se vetëm 5 ditë pas skandalit me forcat speciale greke, ka marrë vendimin për të mos marrë pjesë në një konferencë që zhvillohej në Athinë, ku ishte i ftuar nderi.
Me 30 mars ai ka njoftuar autoritetet greke për mospjesëmarrjen e tij në këtë konference, ku ishte i ftuar nderi, por nuk do të referonte gjatë saj.

“Nuk mund të isha protagonist në një aktivitet, në një vend ku lëshoheshin thirrje antishqiptare dhe fyhej vendi im dhe qytetarët e tij”- ka thënë për News24, shkrimtari Ismail Kadare, disa herë kandidat për cmimin Nobel.

Përmes një letre ai ka informuar autoritetet greke dhe ka anuluar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në aktivitet.
“Unë kam vendosur të anuloj vizitën time në Athinë, për shkak të ngjarjeve të 25 Marsit 2010 në Athinë, ku forcat ushtarake të Greqisë në paradën zyrtare me rastin e Festës Kombëtare Greke, hodhën parulla antishqiptare.Këto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kundër shqiptarëve ndaj unë vendos të anuloj vizitën sime në vendin tuaj. Ju e dini shumë mirë, që kam admirim për letërsinë greke dhe për kulturën greke, por unë besoj se brenda një klime të tillë, e cila është larg çdo gjurme të qytetërimit, vizita ime do të ishte e papërshtatshme” theksohet në letrën e shkrimtarit të madh drejtuar autoriteteve greke.

Thirrjet antishqiptare në paradën e zhvilluar në ditën e pavaresië së Greqisë, shkaktuan reagimin e shoqërisë civile dhe qytetarëve në Shqipëri të cilët zhvilluan protesta kundër thirrjeve antishqiptare të ushtrisë greke.
Voto këtë artikull
(1 Vota)

Artikuj të këshilluar

Të ngjashëm

Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje
Il tempo non basta...Le memorie di Helena Kadare
Giornata della Memoria e vuoti di memoria
Chi ha riportato Doruntina? Il mito, la Besa, il Kanun.
La Fiera del Libro a Tirana. Vince il gossip.
BALLKAN BAZAR, o – meglio – Il Bazar dell’Armata Morta?

Më të lexuar këtë javë

Il meraviglioso popolo dei Buskali della valle di Hundeza
Gli Albanesi e l’Albania - Un importante studio del geografo Ferdinando Milone pubblicato nel 1942
Un viaggio lungo una vita: l’Albania di Edith Durham
Aurel Mengri, un uomo alla ricerca dell’assoluta conoscenza
Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje
Berisha: La cittadinanza albanese per chi investe 100 mila euro nel paese

A.News në Facebook

Albania News

Nasce da una tela di contatti e di corrispondenti presenti nella comunità albanese residente in Italia e da giornalisti, professori, studiosi o studenti che risiedono nel paese delle aquile per dare vita ad un network di informazione indipendente, costituito da questo portale in lingua italiana.

Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Komente Facebook ()

Komento artikullin nga profili yt Facebook

Komente A.News (0)

Komento artikullin ne Albania News

Nëse nuk dëshiron të përdorësh profilin tënd facebook, mund të komentosh direkt me sistemin e brendshëm të komenteve. Sigurohu të plotësosh informacionet e nevojshme shënuar me (*).

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Desktop version