ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Nënë Tereza në Romë, pranë Skënderbeut

Ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, i shoqëruar nga një delegacion me përfaqësues të artit dhe trashëgimisë, është takuar të martën në Itali me homologun e tij, ministrin e Pasurisë Kulturore, Sandro Bondi.

Gjatë takimit, të dy vlerësuan bashkëpunimin mes vendeve në fushën e arteve dhe kulturës. Mes diskutimeve të shumta, ajo çka vlen të theksohet ka qenë ideja e z.Bondi për vendosjen e bustit të Nënë Terezës në sheshin “Albania” në Romë, pikërisht pranë bustit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për t’u dhënë në këtë mënyrë identitetin e plotë këtyre dy figurave të rëndësishme shqiptare.

Ky propozim i Bondit erdhi menjëherë pasi Xhaferaj i shpjegoi se viti 2010 në Shqipëri është shpallur “Viti i Nënë Terezës”. Gjithashtu Xhaferaj i përcolli Bondit propozimin e Kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e Institutit të Kulturës Shqiptare në Romë, në ambientet e shtëpisë së Skënderbeut, për të cilën ministri italian u shpreh menjëherë i gatshëm.

Gjithashtu, ndër propozimet e tyre sa u takon bashkëpunimeve, ka qenë lidhur me fushën e arkeologjisë nënujore, trajnimin dhe krijimin e rrjeteve muzeale në Shqipëri, si dhe vijimin e bashkëpunimit për mirëfunksionimin e Qendrës së Restaurimit në Tiranë dhe mundësitë për shndërrimin e kësaj qendre në një qendër rajonale të restaurimit të kategorisë së dytë UNESCO.

Një tjetër pikë e rëndësishme në të cilën ministrat u ndalën gjatë takimit ishte pjesëmarrja e artistëve shqiptarë në operat apo koncertet italiane, ndërsa nuk mungoi edhe një ftesë nga ana e ministrit shqiptar për Sandro Bondin, si poet, duke e ftuar të jetë i pranishëm me poezinë e tij në aktivitetin ndërkombëtar të “Poetekës”, që zhvillohet në Durrës.
Voto këtë artikull
(2 Voti)

Artikuj të këshilluar

Të ngjashëm

Të shtunën në Sheshin Albania për të përkujtuar Skënderbeun
Një shesh në Romë për nder të Nënë Terezës
Nga njëra ëndërr në tjetrën
Nënë Tereza në Festivalin internacional të të rinjve në Parma
Nënë Tereza: Një jetë në shërbim të njerëzimit
Nasce a Pordenone la nazionale albanese del rugby!

Më të lexuar këtë javë

Il meraviglioso popolo dei Buskali della valle di Hundeza
Gli Albanesi e l’Albania - Un importante studio del geografo Ferdinando Milone pubblicato nel 1942
Un viaggio lungo una vita: l’Albania di Edith Durham
Aurel Mengri, un uomo alla ricerca dell’assoluta conoscenza
Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje
Berisha: La cittadinanza albanese per chi investe 100 mila euro nel paese

A.News në Facebook

Albania News

Nasce da una tela di contatti e di corrispondenti presenti nella comunità albanese residente in Italia e da giornalisti, professori, studiosi o studenti che risiedono nel paese delle aquile per dare vita ad un network di informazione indipendente, costituito da questo portale in lingua italiana.

Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Komente Facebook ()

Komento artikullin nga profili yt Facebook

Komente A.News (1)

1 commento

Komento artikullin ne Albania News

Nëse nuk dëshiron të përdorësh profilin tënd facebook, mund të komentosh direkt me sistemin e brendshëm të komenteve. Sigurohu të plotësosh informacionet e nevojshme shënuar me (*).

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Desktop version