ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

"Shqipëria vendi përballë" në Palazzo Ducale të Genovas

"Shqipëria vendi përballë" do të marrë pjesë në manifestimin e madh Historia në Shesh që zhvillohet nga 15 deri më 18 prill 2010 në Genova. Më 18 prill, në Sala Camino të Palazzo Ducale në orën 15:30, në kuadër të manifestimit Historia në Shesh (La Storia in Piazza), Genova Film Festival do të shfaqë dokumentarin "Shqipëria vendi përballë", që do të paraqitet nga regjisori Roland Sejko.
Genova La Storia in Piazza

Më 18 prill, në Sala Camino të Palazzo Ducale në orën 15:30, në kuadër të manifestimit Historia në Shesh (La Storia in Piazza), Genova Film Festival do të shfaqë "Shqipëria vendi përballë". Dokumentari do të paraqitet nga regjisori Roland Sejko.

Historia në Shesh i përkushton edicionin e saj të parë Lindjes së Kombeve me rastin e festimeve për përvjetorin e nisjes së Njëmijëve nga Quarto dhe hap manifestimet për 150 vjetorin e Bashkimit Kombëtar të Italisë. Nga Franca në Gjermani, Nga Shtetet e Bashkuara në Itali, “lindja e kombeve” u ka hapur shteg kulturave simboleve, identiteteve që me kalimin e kohës kanë shënjuar historinë e çdo komuniteti kombëtar dhe sot përballen me proceset e globalizimit.

Për katër ditë në Genova – nga 15 deri më 18 prill – historianë, aktorë, regjisorë, shkrimtarë me prejardhje nga e gjithë Europa dhe nga Shtetet e Bashkuara do të flasin për kombe, identitete, nacionalizëm, atdhe, demokraci, kushtetuta. Mëse 60 evenimente mes të shkuarës dhe të ardhmes për të kuptuar ndryshimet e botës së ditëve tona, për t’u dëfryer me historinë dhe me fjalët e mëdha të epokës sonë.

"Shqipëria vendi përballë", dokumentar i institutit Luce dhe Fox Channel Italia, u tregon italianëve një shekull të historisë shqiptare përmes imazhesh arkivi, italian dhe shqiptar, mes të cilave shumë të papara më parë. janë vetëm 60 milje ato që ndajnë brigjet italiane me ato shqiptare, e megjithatë, për pjesën më të madhe të italianëve të ditëve tona Shqipëria ka nisur të ekzistojë nga viti 1991, kur anijet e para të emigrantëve shqiptarë arritën në brigjet italiane.

Me anë të imazheve dhe të komenteve të historianëve si Roberto Morozzo della Rocca, Antonello Biagini, Nevila Nika, dhe personaliteteve të njohura si Carlo Azeglio Ciampi, Ismail Kadare, Sergio Staino, documentari u paraqet italianëve Shqipërinë duke ndjekur historinë e vendit nga shpallja e Pavarësisë deri në rënien e regjimit komunist, duke vënë në dukje në mënyrë të veçantë marrëdhëniet e dyshimta dhe të paqëndrueshme me Italinë.

Filmi do të shfaqet në Sala Camino të Palazzo Ducale në orën 15:30.

Në manifestimin Historia në Shesh mes të tjerësh do të marrin pjesë edhe Maurice Aymard, Marc Augé, Thomas Bender, David Bidussa, Lucio Caracciolo, Fernanda Contri, Guido Crainz, Giancarlo De Cataldo, Erri De Luca, Beshara Doumani, Davide Ferrario, Marcello Flores, Paul Ginsborg, Adrian Lyttelton, Maurizio Maggiani, Geoffrey Nowell-Smith, Paola Pitagora, David Riondino, Sergio Romano, Paolo Rossi, Gian Enrico Rusconi, Shlomo Sand, Donald Sassoon, Eugenio Scalfari, Gianmaria Testa, Anne-Marie Thiesse, Marcello Veneziani, Lucio Villari.

Për më shumë informacione
349 6222857
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
http://www.lastoriainpiazza.it/
Voto këtë artikull
(2 Voti)

Artikuj të këshilluar

Të ngjashëm

Albania tra storia e mito
Product Human - Mostra di Leonard Sherifi e Tvrtko Buric a Genova
Albert Kolgjegja - homazh për punëtorin shqiptar në Genova
MEMORIE E MIGRAZIONI - Quando la morte non è nera
Pse është e pavend Festa e Çlirimit
Në Torino për të njohur Shqipërinë e Migjenit

Më të lexuar këtë javë

Il meraviglioso popolo dei Buskali della valle di Hundeza
Gli Albanesi e l’Albania - Un importante studio del geografo Ferdinando Milone pubblicato nel 1942
Un viaggio lungo una vita: l’Albania di Edith Durham
Aurel Mengri, un uomo alla ricerca dell’assoluta conoscenza
Zgjedhja e Presidentit në një vend pa udhëheqje
Berisha: La cittadinanza albanese per chi investe 100 mila euro nel paese

A.News në Facebook

Albania News

Nasce da una tela di contatti e di corrispondenti presenti nella comunità albanese residente in Italia e da giornalisti, professori, studiosi o studenti che risiedono nel paese delle aquile per dare vita ad un network di informazione indipendente, costituito da questo portale in lingua italiana.

Email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Komente Facebook ()

Komento artikullin nga profili yt Facebook

Komente A.News (0)

Komento artikullin ne Albania News

Nëse nuk dëshiron të përdorësh profilin tënd facebook, mund të komentosh direkt me sistemin e brendshëm të komenteve. Sigurohu të plotësosh informacionet e nevojshme shënuar me (*).

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Desktop version