Mbrёmje Arti pёr 100 vjetorin e Pavarёsisё.Aleanca Kuq e Zi mbledh shqiptarёt nё Firence
Me rastin e 100 vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, Aleanca Kuq e Zi pёr rajonin e Toskanёs organizoi njё Mbrёmje Arti me disa artistё shqiptarё.
Nuk janё tё paktё artistёt dhe tё rinjtё shqiptarё qё jetojnё nё rajonin e Toskanёs, tё cilёt kanё arritur tё realizojnё herё pas here ekspozita vetjake apo kolektive, si edhe evente tё ndryshme artistike, duke dashur tё nxjerrin nё pah vlerat e kulturёs dhe tё artit shqiptar nё bazё tё eksperiencave tё fituara larg Shqipёrisё.
Me rastin e 100 vjetorit tё Pavarёsisё sё Shqipёrisё, Aleanca Kuq e Zi pёr rajonin e Toskanёs, mё 4 korrik 2012, nё “Shtёpinё e krijimtarisё” nё qytetin e Firences, mblodhi nё njё Mbrёmje Arti disa nga kёta artistё shqiptarё.
Pjesёmarrёsit e mbrёmjes, ishin kryesisht studentё tё Akademisё sё Arteve tё Bukura tё Firences, pёrkatёsisht nё fushat e pikturёs, skulpturёs, vidoart, poezisё dhe muzikёs: Alban Berberi, Albien Alushaj, Anxhela Hoxhalli, Arbër Elezi, Bardhyl Alibali, Dhimitraq Kote, Klaudio Lukaj, Lori Lako, Jonida Xherri, Renis Kërtusha, Riviera Lazeri, Ada Halilaj, Ardo Kekezi, Lori Lamaj.
Anёs artistike tё kёsaj mbrёmje i kushtoi vёmendje skulptori Renis Kёrtusha (gjithashtu kryetar i grupit tё punёs nё Firence pёr AK Toskana) i cili realizoi me shumё pёrkujdesje çdo pjesё tё mbrёmjes artistike, deri nё perfeksion.
z.Xherri Hajdarkolaj, koordinatori i Degёs Rajonale tё Aleanca Kuq e Zi nё Toskana, nё pёrshёndetjen e tij, nёnvizoi nevojat dhe rёndёsinё qё mbartin evente tё kёtij lloji, jo vetёm pёr tё paraqitur tek qytetarёt dhe institucionet italiane artin dhe kulturёn shqiptare, por mbi tё gjitha prezantimi i talenteve.
Ai shtoi gjithashtu se: “Prezantimi i kёtyre talenteve tё reja qё po formohen jashtё Atdheut e duke qenё Elita e Ardhshme e Artit Shqiptar, kanё nevojё pёr mё shumё mbёshtetje e vёmendje nga institucionet. Po aq e rёndёsishme dhe e detyrueshme ёshtё edhe ndёrlidhja mes organizatave shqiptare nё Diasporё, tё cilat sё bashku jo vetёm mund tё punojnё mё lehtё, por mund dhe duhet tё bёhen faktor lobimi nё shtetet ku jetojnё, ndaj politikave pёr emigrantёt shqiptarё por edhe nё vendimmarrjet e politikёs sё jashtme tё kёtyre shteteve drejt Shqipёrisё”.










