COM_JFBCONNECT_LOGIN_POPUP

ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Muzeumet dhe monumentet kulturore nё Itali: hyrje pa pagesё pёr gazetarёt e huaj

Nё seksionin News nё website-in e Ambasadёs Italiane nё Tiranё,  njё komunikatё pёr shtyp e datёs 16/11/2011, komunikon se: gazetarёt e huaj kanё tё drejtё tё vizitojnё muzeumet dhe monumentet kulturore  italiane me hyrjen e tyre pa pagesё.
Ambasada e Italisё nё Tiranё, ka kёnaqёsinё tё komunikojё se Ministria e Trashёgimisё dhe Aktiviteteve Kulturore tё Republikёs sё Italisё, ka vendosur hyrjen pa pagesё nё muzeumet e Shtetit italian tё gazetarёve, qytetarё tё Shteteve qё bёjnё pjesё nё Bashkimin Europian dhe tё atyre me nёnshtetёsi jashtё UE.

Pёr tё pёrfituar kёtё avantazh, gazetarёt duhet tё paraqesin nё hyrje tё Muzeumeve tё Shtetit italian, njё dokument tё vlefshёm i cili dёshmon ushtrimin e aktivitetit profesional.

Ky pёrfitim,  dhёnё nga Ministria e Trashёgimisё dhe Aktiviteteve Kulturore, qё e ka origjinёn nga njё ndjeshmёri e fortё italiane ndaj globalizimit tё komunikimit, u pёrgjigjet nevojave tё njohjes dhe pёrfitimit specifik tё trashёgimisё kulturore italiane per profesionistёt e ketij sektori.

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Versione Desktop