Intervistё me z. Xherri Hajdarkolaj, koordinator i Aleancës Kuq e Zi pёr rajonin e Toskanёs
Nё kryeqytetin e Italisё, nё qershorin e vitit tё kaluar, Aleanca Kuq e Zi krijoi degёn e saj tё parё jashtё kufirit shqiptar. Nё krijimin e kёsaj dege, Z.Kreshnik Spahiu në fjalën e mbajtur, deklaroi se ka ardhur koha që të mbrohen të drejtat e emigrantëve në çdo aspekt duke iu garantuar edhe e drejta e votës atje ku jetojnë.Nё krye tё Aleancës KuqeZI në Romë nё atё kohё, u vendos av.Ardit Çollaku i cili deklaroi se Aleanca KuqeZi do të shtrihet në çdo qytet të Italisë dhe në pak muaj do të jetë lëvizja më e madhe dhe e vetmja mbarë kombëtare kudo që jetojnë shqiptarë në trojet e tyre apo edhe në emigracion. Pas plot njё viti degёt ekzistente qё veprojnё nё territorin italian janё: AK Romё me koordinator Guxim Kola, AK Toscana – Xherri Hajdarkolaj, AK Piemonte-Vladimir Shyti, AK Veneto – Alban Saraçi, AK Liguria – Genti Shyti, AK Lombardia – Ina Bubuni. Koordinator i pёrgjithshёm i AK Itali ёshtё av.Ardit Çollaku.
Pёr Albania News kemi intervistuar koordinatorin e Aleanca Kuq e Zi pёr rajonin e Toskanёs, z.Xherri Hajdarkolaj, duke dashur tё kuptojmё disi funksionin qё kryen kjo degё nё jetёn e komunitetit shqiptar nё kёtё rajon, si dhe objektivat qё synojnё tё realizojnё degёt e krijuara, nё ndihmesё tё bashkёatdhetarёve tё tyre jashtё kufirit tё Shqipёrisё.
Intervistё me z. Xherri Hajdarkolaj, koordinator i Aleanca Kuq e Zi pёr rajonin e Toskanёs
Duke u bazuar tek motivet e misionit tё Aleanca Kuq e Zi: “Synim të mbrojë Kushtetutën e Republikës, te mbrojë dinjitetin njerëzor duke e shndërruar në një simbol rezistence për çështjen kombëtare. Aleanca Kuq e Zi synon të mbrojë harmoninë fetare dhe etnike, që karakterizon vendin tonë dhe mbi të gjitha, të mbrojë shtetin ligjor në Shqipëri…” cili ёshtё qёllimi kryesor i krijimit tё degёve pёrfaqёsuese nё Itali?
Nё rradhё tё parё AK ёshtё njё lёvizje mbarёkombёtare e cila ka dhe do vazhdojё tё ketё si mision shtrirjen e degёve tё saj nё çdo vend tё botes, aty ku ka shqiptarё. Ashtu si nё kohёt e Rilindasve edhe pse jo nga kёmba e tё huajit, dinjiteti i popullit shqiptar po vazhdon tё shkelet nё dritёn e diellit. Diaspora shqiptare vazhdon tё jetё shumё e lidhur me problemet qё ka shteti amё, e vazhdon tё japё kontributin e saj tё parreshtur.
AK synon t’a instituticionalizojё kёtё kontribut aq tё rёndёsishёm pёr fatet e atdheut. Njё fakt, mund t’iu them çfarё lidhje ka mbrojtja e kushtetutёs dhe tё drejtave me krjimin dhe funksionimin e degёve nё Itali e me gjerё…
Vota e emigrantёve, ёshtё kjo njё e drejtё e sanksionuar nё Kushtetutёn e Republikёs sё Shqipёrisё si e drejtё qё i pёrket çdo shtetasi shqiptar qё ka mbushur moshёn 18 vjeç, por e mohuar pёr emigrantёt shqiptarё nё Itali e mё gjerё. Pёr kёtё tё drejtё tё mohuar, AK nё Itali organizoi njё protestё pёrpara selisё diplomatike shqiptare nё Romё, si edhe nё disa kryeqytete tё tjera tё Europёs.
Sa degё operojnё aktualisht nё Itali? Cilёt janё pёrfaqёsuesit e kёtyre degёve dhe roli qё ata luajnё nё komunitetin shqiptar nё rajonet pёrkatёs?
AK Itali ёshtё e strukturuar nё mёnyrё rajonale. Çdo rajon ka njё koordinator, i cili mbulon grupet e punёs nё qytetet pёrkatёs: AK Romё me koordinator Guxim Kola, AK Toscana – Xherri Hajdarkolaj, AK Piemonte-Vladimir Shyti, AK Veneto – Alban Saraçi, AK Liguria – Genti Shyti, AK Lombardia – Ina Bubuni. Koordinator i pёrgjithshёm i AK Itali ёshtё av.Ardit Çollaku.
Kёto degё japin kontributin e tyre nё jetёn e pёrditshme tё komunitetit shqiptar nё Itali, pёr mbrojtjen e tё drejtave me inciativa nёpёr universitete tё ndryshme, nё promovimin e gjuhёs, artit dhe kulturёs shqiptare nё Itali.
Si shembull, mund tё marr iniciativёn e shpёrndarjes sё abetareve nga AK pёr fёmijёt e emigrantёve dhe si problem serioz i emigracionit mёsimin e gjuhёs shqipe.
Ju pёrfaqёsoni Aleanca Kuq e Zi pёr rajonin e Toskanёs dhe nga sa ёshtё vёnё re, deklaroni se ka njё numёr tё madh anёtarёsimesh, mund tё mё thoni cili ёshtё kriteri kryesor nё anёtarёsim ( nёse ekziston njё kriter i tillё) dhe funksioni i njё anёtari nё mbarёvajtjen e kryerjes sё misionit tё AK ?
Nuk mund dhe nuk duhet qё tё ketё kriter anёtarёsimesh pёr AK, duke qenё se kemi tё bёjmё me njё lёvizje mbarёkombёtare dhe gjithёpёrfshirёse dhe nёse mund tё quhet kriter AK ёshtё e hapur pёr tё gjithё bashkёkombёsit tanё kudo qё ndodhen, nё venat e tё cilёve rrjedh gjaku “kuq e zi”.
Funksioni i njё anёtari vullnetar tё AK (sepse tё tillё janё) ёshtё qё tё kenё mbi tё gjitha interesin kombёtar dhe tё ruajnё doket, zakonet, gjuhёn, kulturёn shqiptare kudo qё ndodhen, tё japin kontributin individual nё mbrojtjen e promovimin e tyre dhe tё mbёshtesin iniciativat e ndёrmarra nga AK.
Mund tё rendisni pesё karakteristika tё cilat paraqesin atё çka ёshtё dhe çka do tё jetё nё vazhdim Aleanca Kuq e Zi, pёr tё gjithё ata shqiptare qё nuk janё nё dijeni…
Si karakteristikё mund tё marr si shembull 5 pika nga Kontrata Kuq e Zi:
1.Bashkimi Kombёtar si njё ёndёrr e vjetёr e kombit shqiptar.
2.Ngritjen e njё morali tё ri politik larg konfliktit dhe urrejtjes.
3.Mbrojtjen e shqiptarёve kudo qё ndodhen nё bazё tё nenit 8 tё Kushtetutёs sё Republikёs.
4.Ndёrtimin e njё strategjie tё unifikuar tё politikёs sё jashtme.
5. Sistem gjyqёsor profesional dhe tё pavarur nga politika.
Pse duhet tё besojnё shqiptarёt tek misioni i Aleanca Kuq e Zi?
Shqiptarёt duhet tё besojnё tek AK, sepse ajo nuk bёn “pazar” me çёshtjen shqiptare, sepse AK ka si synim mbrojtjen e Kushtetutёs, mbrojtjen e trojeve shqiptare kudo qё ndodhen, sepse zemra e AK ёshtё rinia me idealet e saj tё pastra.
Thuhet se shqiptarёt jashtё Shqipёrisё kanё njё ndjenjё mё tё theksuar patriotizmi, nё rastin konkret Aleanca Kuq e Zi (duke u nisur edhe nga emri) karakterizohet nga ngjyrat e simbolit tonё kombёtar, mendoni se kjo ndёrthurje, psikologjikisht, luan njё rol pozitiv nё tёrheqjen e mbёshtetёsve tuaj pёrtej kufirit shqiptar?
Ështё e vёrtetё qё shqiptarёt jashtё atdheut kanё njё ndjenjё mё tё lartё patriotizmi dhe kjo pёr faktin e thjeshtё qё duke qenё larg problemeve tё ndryshme tё qytetarёve brenda Shqipёrisё dhe duke jetuar pёrkrah komuniteteve tё tjera u rritet mё tepёr krenaria kombёtare, por nuk ёshtё vetёm kjo qё i bashkon me AK. Ajo qё i bashkon me tё ёshtё fryma e re qё po sjell dita ditёs. AK ёshtё kontakti i drejtpёrdrejtё nё territor pёr aktivistёt e AK-sё , aktivitetet e ndryshme nё mbrojtje tё çёshtjes kombёtare. Pjesёmarrja e gjerё nёpёr aktivitete e dёshmon pёrkrahjen e madhe ndaj misionit tё saj historik.
Mendoni se Aleanca Kuq e Zi mund tё humbasё mbёshtetёsit e saj, tashmё e kthyer nё njё forcё politike?
Me kthimin e AK-sё nё forcё politike, jo vetem qё nuk po humbet pёrkrahёsit e saj por ata po shtohen dita ditёs, pasi mbeshtetesit e AK e kuptojnё fare mirё qё misioni i saj historik ka nevojё pёr çrrёnjosjen e mentalitetit 22 vjeçar qё kanё karakterizuar qeveritё shqiptare dhe kjo mund tё arrihet me futjen e njё fryme tё re qeverisёse nё Shqipёri, frymё tё cilёn mund ta shohёsh nё sytё e çdo pёrkrahёsi tё AK-sё.
Konkretisht, cilat janё objektivat e ardhshme qё Aleanca Kuq e Zi synon tё realizojё, duke u ardhur nё ndihmё shtetasve shqiptarё qё jetojnё, studiojnё e punojnё nё Itali? Duke iu referuar gjithmonё
punёs qё kryejnё degёt e krijuara nё kёtё shtet.
1.Vota e emigrantёve
2.Hapja e shkollave shqipe
3.Ndihmё ligjore pёr emigrantёt
3.Pёrkrahje pёr studentёt, sidomos pёr ata qё sapo vijnё nё Itali.










