COM_JFBCONNECT_LOGIN_POPUP

ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Lehtësirat fiskale për emigrantët që kthehen. Qeveria tërhiqet nga premtimet e saj

Qeveria shqiptare tërhiqet nga premtimet për lehtësi fiskale për emigrantët. Ndërsa kryeministri, Sali Berisha, kishte premtuar përjashtimin tre vjet nga taksat për emigrantët që do të ktheheshin e do të investonin në Shqipëri, pr/ligji i miratuar në komisionin Parlamentar të Punës e Cështjes Sociale parashikon vetëm informimin e tyre mbi sektorët më atraktiv të ekonomisë.
Sipas këtij drafti emigrantët e kthyer vullnetarisht apo me forcë do të përfitojnë edhe disa shërbime të tjera. Përfaqësuesja e Ministrisë së Punws, Albana Shtylla informon se fëmijëve të emigrantëve të kthyer do u ofrohen kurse dhe kurrikula për njohjen e gjuhës shqipe.

Një shërbim tjetër është parashikuar nga MPPT për politikat sociale të strehimit. Element tjetër është dhe për ato emigrantë që kërkojnë të kthehen e investojnë. Në këtë rast Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës do të jetë autoriteti shtetëror përgjegjës që do të orientojë këta emigrantë duke i dhënë informacionin e nevojshëm lidhur me legjislacionin, kushtet, procedurat etj.

Sipas pr/ligjit për të përfituar nga këto shërbime, emigrantët duhet të regjistrohen në regjistrin e emigrantëve i cili do tju dërgohet edhe qëndrave të punësimit. Në sportelet e emigracionit këta shtetas do të përfitojnë shërbimet dhe informacionet që ju nevojiten.



Burimi: Balkanweb

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Versione Desktop