Gjykatësja Ombretta Salvetti ka vendosur të dëmshpërblejë prindërit e emigrantit, të cilët jetojnë në Shqipëri, me një shumë prej 64 mijë eurosh ndërsa një familje italianësh do të dëmshpërblehej me të paktën 300 mijë euro. Gjykatësja e arsyetoi vendimin e saj me faktin që shuma e akodruar është në raport me vlerën që ka paraja në ekonominë shqiptare.
Vendimi i gjykatës ka ngjallur polemika në radhët e ekspertëve të të drejtave civile në Itali.
Avokatja Sandra Gracis kundërshtoi vendimin duke theksuar se përbën shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve, të cilat sipas ligjit italian, mbrohen pavarësisht shtetësisë.
“Po të veprohej në bazë të këtij kriteri, biznesmenët do të kishin interes të punësonin vetëm punëtorë të vendeve më të varfëra, që në rast aksidenti të paguanin më pak” nënvizoi avokatja Gracis.