COM_JFBCONNECT_LOGIN_POPUP

ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Presidenti Topi nё takim me gazetarёt: Njerёzit kёrkojnё njё media tё lirё

Presidenti i Shqipёrise, z.Bamir Topi pёr festat e fundvitit, priti sot nё ambientet e Presidencёs,  pёrfaqёsues tё medias  sё shkruar dhe asaj elektronike, si  drejtues, gazetarё, studiues e analistё shqiptarё.
Nё hapjen e takimit, presidenti Topi u shpreh se ky takim me pёrfaqёsues tё medias ёshtё i fundit nё rolin e tij si President i Republikёs, duke ia lёnё radhёn  dikujt tjetёr qё do tё marrё  pozicionin e tij nё vitin e ardhshёm. 

Ai u shpreh se politika duhet tё lihet jashtё gazetarisё dhe kjo e fundit tё ketё lirinё  dhe pavarёsinё e duhur, duke pasqyruar gjithçka me profesionalizёm dhe duke qenё tё asnjёanshёm.

Ai theksoi gjithashtu se: - Njerёzit kёrkojnё njё media tё lirё, duke filluar nga i pari institucion mediatik  siç ёshtё Radio Televizioni Shqiptar si pёrfaqёsues i shtetit, ai ёshtё  njё institucion i fortё si nga struktura ashtu edhe nga pёrbёrja e gazetarёve, por kёta tё fundit duhet tё bёhen mё tё besueshёm.

Nё fund tё  takimit tё tij me gazetarёt e pranishёm, ai nuk la pa pёrmendur dhe falёnderuar tё gjithё ata gazetarё tё cilёt gjatё vitit 2011 kanё ndjekur  ngjarjet intensive qё kanё ndodhur nё Shqipёri, duke treguar guxim e trimёri nё disa mjedise, ku kanё rrezikuar tё marrin edhe ndonjё plumb.



Lexo artikullin ne italisht: Topi affronta il rapporto tra giornalismo e politica in Albania

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Versione Desktop