Ndoshta për të na thënë që në jetën e përtejme do të jemi të gjithë njësoj, ose për të treguar që Italia është më e madhe se italianët. Ka qenë ky mesazhi qe Ministri i Integrimit dhe Kooperimit Ndërkombëtar, Andrea Riccardi, ka përcjellë duke vendosur lule në pllakën që përkujton Albert Kolgjegjën. Më pas Ministri është takuar me Giuseppe Maria Durazzo, Konsull Nderi i Shqipërisë në Liguria së bashku me një delegacion shqiptar.
Ndër temat trajtuara nga Ministri ka qene dhe sulmi ditët e fundit ndaj një kampi rom në Torino. Ministri tha se ai ishte i impresionuar nga kampi e romëve në Torino.
"Nuk është pjesë e Italisë tonë dhe shoqërisë tonë", eshte shprehur Riccardi - "kjo është një çmenduri që nuk duhet të përsëritet më"
Ky është një homazh për të gjithë ata punëtorë, kujtimi i të cilëve humbet nëpër fjalimet politike.