COM_JFBCONNECT_LOGIN_POPUP

ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

Të shtunën në Sheshin Albania për të përkujtuar Skënderbeun

Ceremoni përkujtimore me rastin e 543-vjetorit të vdekjes të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu - Piazza Albania, 15 janar 2011, ora 13.00
Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë organizojnë, ditën e shtunë, më 15 janar 2011, në orën 13.00, ceremoninë në përkujtim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Janë të ftuar në sheshin “Albania” shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, arbëreshë, miq e dashamirës italianë.

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Hero Kombëtar i shqiptarëve
(1405-17 janar 1468)

Shqiptarët përkujtojnë heroin kombëtar, luftëtarin e suksesshëm kundër pushtimit dhe pushtueve otomanë, burrin e shtetit dhe arkitektin e lidhjeve dhe aleancave me perëndimin, simbolin e qendresës të kombit tonë.

Do të vijoje nje koktel.



Per kontakte te metejshme:
Ambasada shqiptare ne Itali
Via Asmara 5, 00199 Roma
Tel.: (+39) 06/ 86224124

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Versione Desktop