COM_JFBCONNECT_LOGIN_POPUP

ALBANIA NEWS

Switch to desktop Register Login

U nda nga ne piktorja Zamira Canaj Xhafa – Zeri i shqiptareve te qytetit te Pratos

Me hidhërim të thellë njoftojmë : Në mbrëmjen e 16 shtatorit, pas një sëmundjeje të rëndë, mbylli sytë piktorja shqiptare, aktivistja e shquar shqiptare, zëri i shqiptarëve të Pratos, Zamira Canaj, Xhafa (1952 – 2010).
Zamira Xhafa

Zamira emigroi nga qyteti i saj i dashur, Vlora, më 1992. Si piktore nuk do ta kishte të lehtë shkëputjen nga qyteti i saj i lindjes, nga ai bagazh ngjyrash, imazhesh që e kishin emocionuar , formuar e rritur si artiste e talentuar.

Pas laurimit për pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (1971 – 1975), ajo punoi mësuese e grafikës dhe e pikturës në liceun artistik “Naim Frashëri” të qytetit të Vlorës(1975 – 1993).

Pranë një bërthame piktorësh të shquar shqiptarë si: Skënder Kamberi, Nestor Jonuzi, etj., të cilët  vlerësuan talentin e saj, gjatë periudhës 1976 – 1992 Zamira krijoi një sërë punimesh artistike në pikturë, kryesisht në vaj por edhe në grafikë. Ndër më të spikaturat e punimeve të shumta përmendim: Nusja, Festa e Majit, Maturantët, Piktorja e vogël, Motrat, Fëmijët e ishullit etj.  Piktura të saj në vaj, grafikë e akuarel janë pronë e Galerisë së Arteve të Bukura në Vlorë, mjaft punime të tjera janë blerë nga privatë jo vetëm në Prato por edhe në Napoli, Brindisi, Livorno e gjetkë.

Me rreth 70 punime në vaj e grafikë, Zamira e paepur , megjithë veshtirësitë e panumurta të një emigranteje, paraqiti një ekspozitë personale ku zotëronin portretet, pejsazhet e natyra e qetë. Vlerësimet ishin të shumta. Citojmë vetëm disa:
“Ajo që të bën më shumë përshtypje te kjo artiste e zonja është siguria e madhe me të cilën ndërton figurat, me plastikën tepër të fortë dhe me një aftësi të rrallë shprehëse. Motivin universal e zgjidh me një penelatë të zgjuar dhe të ndritshme. Ngjyrat funksionojnë si dritë-hije, kudo janë të pranishëm hapsira dhe ajri:”

“ Il Tirreno”1994 shkruante: “…trasparire nella sue opere la profondità e la sensibilità che accompagnano il suo talento.”
Jehona e ekspozitës u ndje edhe në shtypin shqiptar: “Ajo (Zamira) tashmë ka fituar simpatinë e shumë artdashësve. E aftë të kapë dhe mbi të gjitha të realizojë me dritë të fortë dhe me ngjyra të bukurën dhe të veçantën në realitetin që e rrethon” shkruan Hilmi Bani në vitin 1995.
Në librin e përshtypjeve të ekspozitës dikush shkruante: “Kjo ekspozitë arti e Zamirës veç të tjerash ndihmon edhe për ngritjen e personalitetit tonë të nëpërkëmbur  këtu në Itali.”

Ndërsa shkrimin e kritikut Franco Cortese botuar në “Arte in cammino”- botim i Akademisë internazionale të arteve të bukura, letërsisë dhe shkencës – botuar në semestrin e parë të vitit 1995 po e japim të plotë në origjinal, me që lexuesit e këtyre rradhëve sigurisht jane njohës edhe të gjuhës italiane.

Una pittrice che ha saputo leggere con straordinaria acutezza le soluzioni trovate dai grandi maestri della pittura. Ciò che più mi ha colpito di questa brava artista è la prodigiosa sicurezza con cui costruisce le sue immagini e la sua naturale tendenza realistica che la tengono lontano da ogni classicismo formale. La realizzazione pittorica dei suoi paesaggi è ricca di intuizione atmosferica, mentre le sue figure nascono dalla sua capacità di rendere ogni condizione umana. La Xhafa realizza le sue figure con grande saldezza plastica e con rara capacità espressiva. Dotata naturalmente di un linguaggio moderno, trae la sua matrice pittorica da quanto di meglio ë stato espresso nell’arte, mentre risolve con sapienti pennellate o con toni luminosi motivi universali dai quali si avverte una grande padronanza del mestiere.

Dotata di largo retroterra culturale Zamira Xhafa è tormentata da una febbre di ricerca che la porta ad analizzare attentamente tutto ciò che la circonda. I suoi colori, funzionano come luce e come ombra, mentre in tutte le sue opere sono sempre presentii concetti di spazio e di luce. Intensa nella plasticità luminosa ed essenziale nei rapporti di colore, si avvale di un linguaggio universale e si adatta naturalmente alla realtà delle cose. Possiamo concludere queste brevi note, sottolineando la sensibilità e i sentimenti di questa brava artista.”

Folëm për Zamirën artiste po ajo ishte një familjare e nënë e shkëlqyer. Martuar me ing. Shkëlqim Canaj emigruan në Prato, më1992, ashtu si mjaft shqiptarë të tjerë për të shkolluar e për t’iu siguruar një jetë më të mirë dy vajzave të tyre të mitura. Vitet e para përballuan punët më të vështira. Zamira duke qënë një natyrë aktive, e guximshme, nga njëra anë dhe mjaft e dashur dhe e hapur me njerëzit shpejt i bëri vend vetes. Gjeti punë në një pensionat vajzash nga Jugu i Italisë që vinin për t’u shkolluar në Prato. Aty fitoi dashurinë e të gjithëve dhe hodhi hapat e para në aktivizimin me problemet shoqërore. Shpejt u shqua si aktiviste në lëvizjen për të drejtata e grave e sidomos emigranteve.
Pas një pune disavjeçare si mediatore kulturore zgjidhet presidente e shoqatës AlbaPrato (2002). Duke  punuar më shumë vullnetarisht pranë Anolf (Cisl) ndihmonte në mënyrë të veçantë bashkatdhetarët e ardhur rishtaz, sidomos nënat që s’njihnin gjuhën italiane për të përballuar problemet e shkollimit të fëmijëve. Ishte redaktore dhe spikere e emisionit shqip në TV Prato.

Në vitin 2002 me rastin e edizionit të 7 të çmimit “Città delle donne” per ndihmën  e dhënë në integrimin e grave të huaja në Itali, Zamira nderohet nga Provinca dhe Comuna e Pratos me “Chiavi d’argento della città”.
Nga 2004 – 2007 vazhdoi të punojë si operatore në sportelin ANOLF (Associazione Nazionale Oltre Frontiere) presso la sede Cisl Prato. Ishte anëtare e këshillit drejtues FISASCAT Cisl, anëtare e Këshillit  Pastoral të Pratos.
Një ngjarje e rëndë për  të dhe familjen e saj ndodh më 2008. Vajza e saj e vogël, Sidita, e cila ishte  në përfundim të studimeve për pianoforte vdes në mënyrë të papritur nga një sëmundje fulminante. Kjo humje thellësisht e rëndë, me të cilën nuk u pajtua kurrë i rrënoi krejtësisht jetën.  Iu rikthye sëmundja e pashërueshme e cila e mposhti përfundimisht.

Artiste mjaft e ndjeshme, e drejtë që s’dinte të bënte kompromis as me veten e vet, guximtare,e papajtueshme me padrejtësinë, shumë e vendosur  në realizimin e projekteve të veta, humane, e gatshme të ndihmonte dhe t’i ndodhej pranë kujtdo që kishte nevojën e saj ishin disa nga vetitë e saj. Familja humbi njeriun e dashur ne humbëm një mike të pazëvendësueshme. Me të drejtë gazeta “Il Tirreno” shkrimin për të e titullonte “E’ morta la voce degli albanesi”.

Çimit dhe vajzës familjarisht, Besnikut të prekur rëndë nga humbja e mbesës dhe e motrës, ardhur në Prato nga Florida vetëm për mort, Vullnetit  e Dashurisë të ardhur nga Shqipëria ju themi të mbahen fort se këtu, në Itali, në atdheun tonë të dytë, thonë:
Nessuno muore sulla terra/ finche vive nel cuore di chi resta.

Zamira do jetojë gjithmonë në zemrat e të gjithë atyre që e deshën dhe e çmuan.

Copyright © 2012 Albania News - Registrato al Tribunale di Modena al numero 1973 del 30-09-2009

Top Versione Desktop