Eksporti: Shqipёria nё listёn e 128 shteteve pa taksё doganore drejt SHBA
Shqipёria nuk do tё paguajё mё taksa doganore pёr eksport drejt Shteteve tё Bashkuara tё Amerikёs, duke u bёrё pjesё e listёs sё 128 shteteve nё zhvillim, tё cilёt mund tё kenё kёtё privilegj tё sistemit preferencial amerikan – informon kёshtu ICE.Njё hap i tillё i rёndёsishёm, u bё i mundur nga njё bashkёpunim i programit tё USAID, Agrikultura Shqiptare dhe Dhoma e Tregёtisё Amerikane nё Shqipёri.
Nga kjo mundёsi, do tё privilegjohen prodhime si: fruta e perime tё trajtuara, ujё mineral, pemё mjekёsore, erёza, si edhe shumё produkte tё tjerё tё prodhuar apo tё trajtuar nё vend.










