TwitterFacebookPinterestGoogle+

Zgjedhjet në Shqipëri – Analizë e një gare ende pa fitimtarë

Proçesi zgjedhor edhe këtë radhë mezi e kaloi provimin dhe asnjë prej nesh nuk arrin të kuptojë se si mund të duhen 4 ditë për të mësuar rezultatet e një gare elektorale në një vend me 3 milionë e pak banorë. Me këtë lloj sistemi, në Australi, SHBA, Gjermani, Itali etj, do të duheshin muaj që të dihej se kush ka fituar.

Në të vërtetë në këto vende kaq të populluara rezultati merret vesh ditën e nesërme dhe politikanët kanë mësuar të metabolizojnë edhe humbjen. Ne jemi akoma në pritje që kjo kulturë politike të bëhet pjesë e ADN-së së politikanëve tanë.

Pas kësaj parathënie tashmë të njohur nga të gjithë shqiptarët, le të kalojmë në një lexim shumë sipërfaqësor të asaj që ka ndodhur, që po ndodh dhe që ndoshta do të ndodhi nesër ose pasnesër. Partia demokratike dhe koalicioni që ajo udhëheq ka humbur disa nga bastionet historike në Shqipëri. Është e pamundur mos të nënvizohet humbja e Kavajës, Shijakut dhe Laçit, jo për rëndësinë që këto bashki mund të kenë, por për ngarkesën simbolike që kanë në imagjinarin poltik shqiptar. Kavaja e kuqe ngjan me një paradoks, ndërkohë që dje u çertifikua në realitet.

Partia socialise rikonfirmoi fuqishëm praninë e saj në disa bashki klasike si Vlora dhe të tjera, ku fitorja ishte pothuajse e sigurtë falë edhe përzgjedhjes disi mediokre të PD-së për kandidatët rivalë. PS-ja fitoi edhe Durrësin, duke u rikonfirmuar në këtë bashki dhe duke mundur një ministër të kabinetit Berisha, të cilit ju desh të lëshonte postin për të marë pjesë në garë.

Beteja kryesore, jo vetëm bashkiake, luhet e gjitha në Tiranë. Atje PD-ja synon të qeverisi bashkinë që peshon sa gjysma e republikës, dhe njëkohësisht të fundosi liderin e PS-së Rama. Për momentin besueshmëria e PD-së është shumë e lartë, duke humbur në bastionet historike, kush do mund të akuzonte Berishën sot që po manipulon zgjedhjet?

Nëse Rama humbet bashkinë e Tiranës ka shumë gjasa që, edhe pse me fitore të tjera në bashkitë e rretheve, të lërë udhëheqjen e PS-së. Brenda PS-së ka pasur një si lloj amnistie ndërmjet grupeve të ndryshme, për të parë se ku do shpjerë strategjia e Ramës. Një humbje e bashkisë së Tiranës, automatikisht do të autorizonte grupimet e tjera të PS-së, të kërkonin dorëheqjen e tij nga partia. Ndoshta prania a Fatos Nanos në Tiranë këto ditë nuk është krejt rastësore.
Duke parë se si po vete vota, në këtë pikë edhe kandidati Hysni Milloshi, me të cilin shumë prej nesh kanë bërë ironi fillimisht, do kishte qenë shumë i rëndësishëm më votat e tij, për të ndihmuar një kandidat, duke qenë se loja po përqëndrohet në diferenca prej disa dhjetëra votash.

Një pikë tjetër që nuk po meret shumë në konsideratë nga analistët, është ajo e rezultateve të votës në nivel partish. Në shumë raste ka fituar, falë sistemit elektoral, një kandidat kryetar bashkie i një ngjyre ndërkohë që shumica e këshillit bashkiak është i një ngjyre tjetër. Për momentin, në euforinë e përgjithshme, kjo nuk po nënvizohet. Si do vejë puna kur kryetarit ti duhet vota e këshillit bashkiak, duke nisur nga aprovimi i buxhetiti, investimeve etj etj?

PD-ja që pranon pa shumë probleme humbjen e bastioneve historike të saj, Hysni Milloshi që bëhet detrminant me votat e tij, Fatos Nano që i rikthehet skenës, mund të jenë të gjitha sinjale që ndoshta PD-ja do që të fitojë Tiranën, duke ju përgjigjur kështu edhe grupimeve anti Rama në PS-së, të cilëve kjo do u hapte rrugën për të rimarë partinë? Në Shqipëri çdo gjë është e mundur, dhe mbi të gjitha asnjëherë gjatë këtyre viteve nuk i kemi shpëtuar binomit Sali Berisha – Fatos Nano.

Le të presim rezulatet.

Ismail Ademi

Ismail Ademi

Ismail Ademi, detto Issi, vive in Italia dal 1998 . E' un esperto interculturale e svolge il suo lavoro come consulente per aziende, enti pubblici e privati. Membro e fondatore di molte realtà associative che lavorano sull'immigrazione, ha unito al suo impegno anche la politica.
Ismail Ademi

@Issi83

Sono nato in Albania, vivo in Italia, giro per tutto il mondo
Ismail Ademi

7 commenti

  1. Ali Margjeka Rispondi

    Sic diskutoheje qe ne shqiptarete e kemi te veshtire te pranojme humbjen e kemi ne dinea por nuk dua te beje dikutime politike dua te kujtoi esigjenzen qe ekzistone ne vendin tone per nji qeverisie demokrate duke pare hapaTE E PARA QE KA BERE SHQIPERIA DREJTE FAMILIESE SE MADHE europiane duhete te realizoime ca kushete per te qene te denjete per ne EUROPE dUKE PARE ne momentete e fundite TIRANEN si ishte e katandisure si” nji pal pantollone e grisur nga nji qene rruge”

  2. Albana L. Rispondi

    HERETIKËT DHE INKUIZITORËT nga Rexhep Qosja

    1

    Në veprën e tij të njohur dhe shumë ndikuese në mendimin për demokracinë në botë, Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj, filozofi Karl Poper, përpos të tjerash, shkruan: “Nuk ka dyshim se adhurimi i fuqisë politike është një prej idhujtarive më të shëmtuara njerëzore, është kujtim i kohës së kafazit dhe i nënshtrimit të njeriut. Adhurimi i fuqisë politike është i shkaktuar prej frikës, prej një ndjenje që me të drejtë duhet të përbuzet”. Në qoftë se adhurimi i cilësdo trajtë të fuqisë politike na kthen në kohën e kafazit mos do të mund të thuhet se adhurimi i fuqisë politike autoritare të regjimit të sotëm të Sali Berishës na kthen në kohën e shpellës!

    2

    Tri janë mjetet më të përdorura dhe ende më frytdhënëse të regjimit autoritar të Sali Berishës: frikësimi, gënjimi dhe poshtërimi! Me to, me frikësimin, me gënjimin dhe me poshtërimin, sundohet populli dhe, sidomos, bëhen përpjekje që t’u mbyllet goja të mospajtuarve me atë regjim, kritikëve të atij regjimi. Dhe, pretorianët më të vështirë, më të rrezikshëm me të cilët frikësohen dhe poshtërohen të mospajtuarit, kritikët e regjimit, nuk janë vetëm zëdhënësit partiakë po edhe zëdhënësit regjimorë në mediat, posaçërisht në gazetat e murit të këtij regjimi qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë.

    Mbylle gojën ose do të lëmë pa kushte për jetë! Mbylle gojën ose ta lëmë pa punë gruan, djalin, vajzën, vëllanë, motrën – dhe këdo tjetër prej punës së të cilit të krijohet mundësia të jetosh!

    Mbylle gojën ose ta mbyllim ne me “të dhënat” tona! Mbylle gojën ose të bëjmë të mos e njohësh veten! Mbylle gojën ose do t’i dëgjosh nëntëdhjetë e nëntë të zeza për veten tënde dhe për njerëzit tuaj! A more vesh a jo?

    Si për frikësimin ashtu edhe për poshtërimin lënda bazë janë gënjeshtrat dhe trillimet!

    Dhe, me frikësim, me gënjim dhe me poshtërim, pa dyshim, u janë mbyllur gojët shumë vetjeve, shumë krijuesve dhe jokrijuesve, shumë intelektualëve dhe jointelektualëve në Shqipërinë shtetërore.

    Siç po shihet në mbledhjet e fundit të Kuvendit të Kosovës, mjetet sunduese, mjetet frytdhënëse, në të vërtetë frytzeza të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, po depërtojnë edhe në Kosovë.

    Ka shumë kohë që me këto mjete bëhen përpjekje të më mbyllet goja! Njëherë e përgjithmonë, thonë përdoruesit e tyre! Kot! Nuk kanë sukses.

    Por, pikërisht frikësimi, gënjimi dhe poshtërimi si mjete me të cilat bëhen përpjekje që të nënshtrohet i gjithë opinioni, e gjithë shoqëria, duhet të na nxisin që t’u kundërqëndrojmë si përdoruesve të tyre, si punëdhënësve të tyre! Se, vetëm ashtu, duke i kundërqëndruar kleptokracisë, në të vërtetë kriminokracisë në jetën tonë politike, shoqërore dhe shtetërore, ne u kundërqendrojmë prishësive dhe ndotësive që rrezikojnë thelbin etik të shoqërisë shqiptare.

    Pa mposhtjen e këtyre mjeteve moralisht vrastare – frikësimeve, gënjimeve e poshtërimeve dhe pa çmaskimin e plotë të autorëve të tyre të gjithëpushtetshëm nuk mund të bëhet asgjë për ndërtimin e identitetit etik të shoqërisë shqiptare, që është identitet tepër, tepër i rëndësishëm për jetën historike dhe për pamjen e popullit shqiptar në botë sot.

    Vazhdimin lexojeni ketu: http://www.gazetatema.net/web/?p=22157

  3. Albana L. Rispondi

    Shqipëria në buzë humnere
    The Economist – Tim Judah

    Shpresa e madhe ishte që zgjedhjet lokale më tetë maj në Shqipëri do të sillnin një rezultat të qartë, që do e çlironte vendin nga ajo që Albert Rakipi, kreu i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare e përshkruan si “tirania e status quo-së”. Mesa duket ishte një shpresë e mjerë. Edi Rama, kreu i Partisë Socialiste në opozitë, ka bërë thirrje për një revoltë të përgjithshme kundër qeverisë së Sali Berishës. Sot Shqipëria është në prag të humnerës.

    Ditët në vijim do të tregojnë nëse do jenë kokat e ftohta që do prevalojnë apo nëse vendi do të rrëshqasë në trazira serioze, e potencialisht edhe në dhunë. Këtë mëngjes, përkrahësit e opozitës bllokuan rrugën kryesore që lidh Tiranën me Durrësin, ndërsa protestat shpërthyen në Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

    Shumë nga sfondi i këtyre zgjedhjeve është përmbledhur në një shkrim të mëparshmin timin. Citova zotin Rakipi që e krahasonte garën për të drejtuar Tiranën me betejën e Stalingradit. Duket se ka qenë një parashikim i saktë.

    Problemi më imediat është se nuk pati një fitues të qartë më 8 maj. Socialistët morën shumicën e qyteteve të mëdha në Shqipëri, por Tirana është në pikëpyetje.

    Kaq i thellë është niveli i mosbesimit sa numërimi i votave u transmetua në televizione. Në Tiranë votuan 249,184 njerëz; zoti Rama, që po garonte për një mandat të katërt, fitoi me vetëm dhjetë vota.

    Dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se do ketë një rinumërim. Kjo ka rritur shanset që Lulëzim Basha, kandidatit i partisë qeverisëse të zotit Berisha, të marrë Tiranën. Socialistët pretendojnë se kjo është një hile dinake për tu mohuar atyre fitoren.

    Konfuzioni u rrit për shkak se në Tiranë kishte katër kuti votimi, që mbulonin votën për kryebashkiak dhe atë për këshilltarët bashkiakë. Disa fletë votimi pashmangshmërisht gjetën rrugën e tyre në kutitë e gabuara.

    Çështja nëse ato duhen konsideruar të pavlefshme është e paqartë; nga të dy palët ka argumente të forta. “Askush nuk ka të drejtën të mohojë vullnetin e qytetarëve që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar,” thotë zoti Basha. Duket një pikëpamje e arsyeshme. Nga ana tjetër, kodi zgjedhor dhe precedenti është i qartë: votat nuk duhen numëruar.

    Shqipëria ka qenë e paralizuar që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, të cila socialistët thonë se janë vjedhur nga zoti Berisha. Nuk është çudi që zhvillimet e fundit kanë provokuar furtunë mes radhëve të tyre. Zoti Rama thotë: “Ne duhet të bëjmë gjithçka me trupat e shpirtrat tanë për të ndaluar qeverinë, dhe revolta që po zien brenda çdo shqiptari duhet derdhur në rrugë”. Gramoz Ruçi, një zyrtar i lartë i kësaj partie, tha se socialistët do të udhëheqin një ‘revoltë popullore’.

    E pyeta Erion Veliajn, krahun e djathtë të zotit Rama, nëse thirrja për protesta mund të mos jetë rrezik i madh. Një demonstratë e udhëhequr nga socialistët devijoi gabimisht kur katër persona u vranë nga garda republikane brenda ndërtesës së qeverisë. Zoti Veliaj u përgjigj: “Pasi manipuloi letrat live në televizion, Berisha tani do na heqë titullin dhe do deklarojë njeriun e tij si fitues në një përpjekje për të hedhur Edin në rrugë. Më thuaj ti se çfarë duhet të bëjmë”.

    Presion i madh po ushtrohet mbi të dy palët nga jashtë. Catherine Ashton, shefja e politikave të jashtme të BE, apeloi dje për “gjithë liderët politikë që të mos vendosin në rrezik jetët e qytetarëve”. Jose Manuel Barroso, presidenti i Komisionit Europian, ka anuluar një vizitë të planifikuar për në Tiranë të shtunën. Parashikohej që ai të përgëzonte shqiptarët për zgjedhjet dhe të deklaronte se procesi i ndaluar i integrimit evropian kishte hyrë sërish në shina. Si shumë kërkon. Një diplomat evropian psherëtiu: “20 vjet pas rënies së komunizmit, ata duket se nuk janë në gjendje të mbajnë zgjedhje që plotësojnë kriteret bazë evropiane”.

    Këtë mëngjes, zoti Veliaj tha se do ketë një ankimim ligjor kundër rinumërimit në Tiranë, por me protestat e bllokimet e rrugëve, gjërat duken në rrezik. Nëse Basha do shpallet fitues, do jetë shumë vështirë që ta zhvendosësh prej aty, pavarësisht apelimeve dhe e njëjta gjë vlen për zotin Rama.

    Një burim nga Tirana më shkroi natën e shkuar: “Duket se po hyjmë në një cikël të ri të konfliktit politik”. Çfarë tragjedie për shqiptarët.

    http://www.gazetatema.net/web/?p=22473

  4. ildereko Rispondi

    Mendimi im éshté, se ne shqiptaret jemi shum naiv. Ne nuk kemi pér ké té votoim e as ké té simpatizoim. Pér té gjith Politikanét Shqiptar kudo qé jan.- Kosové Shqipéri Maqedoni e gjétiu, éshté e tepért té shkash e té u hedhish Votén.- e lere mé dé dalish né rrugé pér ta apo pas tyre. Mé vjen keq qé ne jemi kombi mé i pa fat dhe mé i vuajturi gjithéher prej vet elitesé ton politike.
    Ne kemi sa té domi,pa masé, Esat Pash Toptana!
    Kush mund té mé shpjegon, se qfar don té thot:
    TÉ DALISH NÉ RUGÉ
    ME SHQIPETARET
    TÉ LUFTOSH KUNDÉR SHQIPTAREVE
    PÉR SHQIPTARET?
    Dua té thém.- té luftosh né shqipéri, kunder Shqiptarve, pér Shqipérin. Gjithqka qka kéto dité po ndodh né Shqipéri, éshté kundér Shqipérisé, kundér Shqiptarve dhe kundér ardhméris sé Shtetit dhe Kombit Shqiptar.
    Kushdo qé té fitoi, pér mendimin tim kéta mé shum pérngjain né tradhtar, se sa né Atdhetar.
    Pér dekada me radhé Shqipéria ishte e mbyllur dhe e ndar nga Bota nga Komunistet, kurse sot hecen e fundit dhe prap e vetme nga Borgjezistet.
    Ne jemi té parét pér tu ankuar. tér jetén ankime:- Sérbét po na bejn té pa drejt,- Maqedonet – Grekét Malazezét -Rusét etj. Po ku jemi ne?!
    Nuk shkruhet Historia e nuk mbrohet Atdheu me njé Adem Jashar qdo njéqind vjet.
    Ne nuk kemi As pushtetar e as Gazetar, as polic e as Fushar.
    gjithéher pér opozitaté Shqiptare, njé her duhet té shkosh té u japish votén, E pastaj té shkosh né Shtépi, ta marrish Pushkené e té dalish né rrugé té i mbrosh votén atij qé e ke votuar.
    po qfar burr Shteti do té jet ai neser, kur sot nuk éshté né gjendje té mbroj votén e vet?.
    Un dua té pérfundoi me kté pyetje: A e din burrshtetasit tan – ku, apo cili ésht dallimi né mes, Atdhetarit e Tradhtarit?…

  5. ildereko Rispondi

    Shqipéri o Néna ime
    Ndon se jam un i merguar
    kur dégjij un zérin ténd
    mbes me Zemér té coptuar.

    Ata e duan Shqipérin, aq sa e don njéri tjetrin
    ( Néné Tereza )
    Kush jan kéta gjakatar?
    qé i jan vérsulur Shqipéris,
    e se lén dité pér té par.
    mos mé thuaj té lutem-
    mos mé thuaj, se jan Shqipetar!

    Sa mé vjen keq pér ty
    pér ty o Néné Shqipéri
    kur shof se njerzit e tu
    mundohen me té pérbi.

    un nuk jam Poet
    Nuk di as Filozofi,
    por shof se duan té pérmbysin
    Qéndro o Néné Shqiperi.

  6. I. Delija Rispondi

    Jan dy burra ne Shqiperi
    Njeri Ram tjetri Sali
    Derdhin lot si Krokodill
    kerkojn vota neper kuti.

    Te dy kan syt te kutia
    ne rr.s. SHqiperia
    ulurim bejn per Vatan
    por tek xhepat ment i kan

    Koken len ata per Vatan
    Por nje her koh nuk kan
    hallet e Popullit ne radh te dyte
    tash jan hallet tek KUTITE.

    Zihen shahen tash sa vjet
    nga djersa e Popullit jetojn si Mbret
    Te dy tek parja ment i kan
    sa per popull Palla sju han

    Vet bllokada per Shqiptari
    jan kta dy Kapadai
    E te gjith ata qe u besoin
    Dhe se ende pas u shkoin

    __________________________________________________________________

    Argumenti me i fort se kta jan njerez te ligj, eshte se nuk kan kurajo te ulen te bisedoin. Te kerkoin falje njeri tjetrit, dhe qe te dy gjith popullit, dhe te i vishen punes per te cilen paguhen.
    Te paguhesh nga te tjeret e te mirresh vetem me vetveten, eshte jo vetem pa drejtesi por edhe Turp. (mos te them Krim )

  7. ildereko Rispondi

    perfeksionizmi per te genjyer e dallon njeriun nga kafshet tjera. Sa me mir dhe sa me shum te dish te genjesh aq me i madh behesh. Sidomos tek Shqiptaret. Shqiptaret me se tepermi e duan te huain dhe genjeshtren.

Lascia un Commento

L'indirizzo email non verrà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *

È possibile utilizzare questi tag ed attributi XHTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Sezioni

Cultura

Argomenti

Le Rubriche

Be Social