La leggenda albanese dell’aquila (in italiano)
Un giovane stava cacciando per le montagne, un’Aquila volteggiando sopra di lui si posò in cima ad una rupe. L’Aquila era straordinariamente maestosa e serrava nel becco un serpente. Dopo un po’ l’Aquila volò via dalla cresta dove aveva il nido.
Il ragazzo allora si arrampicò sulla cima della rupe dove vide, nel nido, il piccolo dell’aquila giocare con il serpente morto. Ma il serpente non era davvero morto!
All’improvviso infatti si mosse di scatto rivelando i suoi denti aguzzi ed era pronto a penetrare l’aquilotto con un veleno mortale.
Repentinamente, il giovane tirò fuori arco e freccia e uccise il serpente. Poi prese l’aquilotto e si avviò verso casa. All’improvviso il giovane sentì sopra di lui un fragoroso suono, era il frullare delle immense ali dell’Aquila.
“Perché rapisci mio figlio?” gridò forte l’Aquila.
“Il piccolo è mio, perché l’ho salvato dal serpente che tu non avevi ucciso” rispose il ragazzo.
“Restituiscimi mio figlio” disse il rapace ”e io ti darò come ricompensa l’acutezza dei miei occhi e la potente forza delle mie ali. Tu diventerai invincibile e nel mio nome sarai osannato.”
Così il giovane consegnò l’aquilotto. Quest’ultimo crebbe, e volava sempre sopra la testa del ragazzo, ormai un uomo pienamente cresciuto, che con il suo arco e frecce uccideva molte bestie selvatiche e con la sua spada ammazzava molti nemici di quelle lande.
Durante tutte queste imprese, l’Aquila, fedelmente lo guardava dall’alto e lo guidava. Sbalorditi dalle gesta del valoroso cacciatore, le genti di quella terra lo incoronarono re e lo chiamarono “Shqipëtar” (albanese), che vuol dire figlio dell’Aquila e il suo regno divenne conosciuto come Shqipëri (Albania) o Terra delle Aquile.
***
Legjenda e Djaloshit dhe Shqiponjës (shqip)
Një i ri kishte dalë për gjah në male dhe një Shqiponjë që vinte rrotull mbi kokën e tij, ndali në një shkrep shkëmbor. Kjo shqiponjë ishte jashtëzakonisht e bukur dhe kishte mbërthyer për sqepi një gjarpër. Pas pak, shqiponja u ngrit sërish fluturimthi nga kreshta dhe u drejtua për andej nga kishte folenë.
Djaloshi u mbërthye nëpër shkëmbinj, dhe u ngjit lart deri në majën e shkëmbit ku ndodhej foleja e shqiponjës. Aty pa të voglin e shqiponjës duke luajtur me gjarprin e ngordhur. Por gjarpri nuk kishte ngordhur ende në të vërtetë…Në një moment ai lëvizi me shpejtësi trupin duke nxjerrë dhëmbët e vegjël, gati për të injektuar në trupin e shqiponjës, helmin e vet të tmerrshëm…
Me shpejtësi dhe guxim, djaloshi nxori harkun dhe shigjetën, qëlloi mbi gjarprin dhe e vrau atë. Pastaj mori shqiponjën e vogël dhe u drejtua rrugës së kthimit në shtëpi…
Papritur djali gjuetar ndjeu mbi kokë një rrahje kërcënuese krahësh dhe një hije e madhe e zezë e mbuloi. Ishte shqiponja nënë që qëndroi përballë tij…
– Përse e rrëmbeve tim bir? – klithi rëndë Shqiponja.
– I vogli tani është imi, sepse e shpëtova nga gjarpri që ti ende nuk e kishe vrarë, – iu përgjigj djali
– Më kthe djalin tim, – gjëmoi shpendi i madh, – dhe në këmbim unë do të të jap mprehtësinë e syve dhe forcën e krahëve të mi. Ti do të bëhesh i pamposhtur dhe do të njihesh nën emrin tim…”
Pakti u pranua. Djali i ri dorëzoi shqiponjën e vogël. Kjo e fundit u rrit dhe fluturon gjithmonë mbi kokën e djalit, pranë tij. Ai u bë një burrë i madh i fortë që luftonte bishat e egra dhe armiqtë e atyre anëve.
Gjatë gjithë këtyre përpjekjeve të tij, Shqiponja besnike e shihte dhe e udhëhiqte nga lart. Të mahnitur nga kjo bashkëjetesë e pazakontë e gjuetarit të njohur me shpendin e bukur, njerëzit nisën ta quanin atë djalë dhe pasardhësit e tij, “Shqiptar”, që do të thotë Bir i Shqiponjës dhe mbretërinë e tij, Shqipëri, ose Toka e Shqiponjave.
Leggi anche
“La sorgente accanto al ginepro”, eco crudele di un’Albania senza tempo