Commenti ed opinioni sui fatti di attualità in stile A.News fatti dai nostri lettori e/o collaboratori
Per ku? –me pyesin kur duan te dine dicka me shume per pushimet e mia. -Per diku!-pergjigjem une qe ende s’e kam te qarte deshiren se per ku,por qe ndjej nevojen per te levizur brenda atyre 28.000 kilometrave katrore.Edhe pse ne dukje i ftohte,eshte dialog i ndertuar mes njerezish qe dihen miq te njeri-tjetrit.S’ka hatermbetje:ata e dine qe jam ne kerkim te tokave pa zot.
XXX
Buze detit hedh veshtrimin diku tej,por jo shume larg tij…banoret vendas me tregojne per vilat me te bukura te zones se tyre,te ndertuara kryesisht vitet e fundit.Me flasin dhe per makinat qe hyjne e dalin prej tyre.Kuptoj se perse tre vite me pare rrugen s’e kam gjetur ende te shtruar deri ne fund.
Asaj kohe edhe vilat do kene qene ne ndertim e siper!Mendoj per 7 perqindeshat:diku duhen medoemos investuar! Dua ta pyes detin per fuqine e zbaticave.Vetetimthi me kujtohet gjeografia:ndoshta me mire te pyes henen.Dorezohem: nuk jam femije! I drejtohem nje tjeter bregdeti jo shume larg tij.Edhe ketu deti eshte i bukur,po kaq te bukura jane edhe vilat perreth.U ngjajne shume atyre te parave.Guxoj madje te hamendesoj edhe per te njejtet pronare.
Nuk ndjehem e rende ne dyshimin tim: fjalet e pushuesve vendas me japin pergjigjen per te cilen kam nevoje. Vendos te vizitoj nje copez te fundit te Adriatikut perpara se t’i drejtohem Jonit! Edhe ketu perendimi i diellit mbi det sheh cdo nate nje pamje te ngjashme me ate te bregdeteve te tjera. Fare pak metra larg ndertimeve qe padashur te bejne ziliqare ,rrezja e shikimit ndeshet me femije e te rritur qe pershkojne plazhe te tera derisa te binden per korrjen e fitores ndaj urise .
XXX
Pas nje udhetimi te gjate per ne Jon mund te mesosh se cfare e bashkon me Adriatikun!
XXX
Vizitoj faqen zyrtare on-line te Inspektoratit te larte te deklarimit dhe kontrollit te pasurise.E kam menduar gjithmone si nje nga institucionet me te ngarkuara me pune:sikur zyrtaret te mendonin sadopak per nepunesit e ILDKP-se perpara ndertimit te pasurise se tyre!
XXX
Me mire te bie te fle…vec enderrave mund te endem tokave pa zot…