Commenti ed opinioni sui fatti di attualità in stile A.News fatti dai nostri lettori e/o collaboratori
Mbas hapjes se deres dikush mund te nuhaste ndryshimin ,do mjaftonte nje perballje shikimesh per te parashikuar rrebeshin e loteve te rradhes,cmaskimin e fytyres dhe rrefimin per ngjarjen qe tashme i kishte ndryshuar jeten…por ajo ishte shume e forte per t’iu dorezuar shikimeve ;te pakten kete donte te besonte.
Tashme llogjika e saj s’mund te pranonte me dorezime te asnje natyre,duhej me doemos te krijonte barriera ndaj signaleve qe mund ta demtonin serisht dhe te kapej fort pas copezave te vetvetes qe i kishin mbetur.Te pakten per nje gje ishte e bindur:askush s’duhet te dinte cfare kishte ndodhur sepse vetem atehere ajo do te humbte qendresen ndaj dhembjes.Ishin te gjitha arsyetime te turbullta ,por qe nxisnin ate pak deshire per te vazhduar pamvaresisht drames qe i buciste vazhdimisht ne koke.
Mjaftoi nje moment qe mendjen ta kishte te lire nga mendimet per te vepruar instiktivisht :hapi deren,vizatoi keq buzeshjen e harruar dhe pershendeti si zakonisht…edhe ata e pershendeten.
- Ke fjetur shume,e di?-iu drejtua i ati
Ishte e ende e turbullt per t’u pergjigjur kthjellet, po tavolina e shtruar e ndihmoi disi:
-Mesa duket po,qenka edhe dreka shtruar.
U ulen te gjithe.
-Motra do me ndihmosh me vone me detyrat?E lexova disa here mesimin , por prape s’kuptova gje - iu drejtua Blerina e vogel Marise.
-Epo lexoje edhe nje here,s’duhet te jete aq i veshtire!
E prekur ,Blerina u ngrit nga tavolina dhe ia nisi te qarit.E ema i shkoi pas per ta qetesuar.
-Hajde xhani i mamit, Maria po bente shaka.
-Po ty c’te gjeti,- iu drejtua i ati,-gjithmone e ke ndihmuar!
-Epo te mesoje edhe ajo ti beje njehere gjerat vete!
-Kjo nuk eshte pergjigje Maria!Bashke flasim me vone, tani shko kerkoji te falur Blerines dhe thuaji te vije ne tavoline.
Ishte e detyruar te bindej sepse perndryshe rrezikonte te zbulohej me shume…Mori me te mira te motren ,i premtoi se do ta ndihmonte dhe e uli ne tavoline.
Ishte krijuar nje gjendje e tensionuar ,askush nuk fliste ,askush nuk shikohej,me siguri secili mendonte per me vone:Agimi si te fliste me te bijen,Maria si te gjente argumente qe te ishin te pakontestueshme perballe llogjikes se te atit,Zana per adoleshencen e Marias.Kish menduar qe do ishte e qete si e saja, por koha me ose pa dashje ben te veten.Vetem Blerina po hante e qete…dikur edhe Maria kishte ngrene e qete...
Cfare do bejme pas detyrave te mia?-theu heshtjen me ne fund Blerina.
As vete s’e kuptoi se si ,por Maria ndertoi sh shpejt nje buzeqeshje,me nje shije te cuditshme: gjysem ironike ndaj fatit,gjysem nostalgjike ndaj te shkuares.Po mendonte per kohen kur dikur edhe detyrat e saj kushtezonin planet dhe vullnetet e nje shtepie te tere,atehere e degjonin edhe po te ishte gabim,nuk i kerkoheshin medoemos argumente bindese,as pergjegjesira te parakohshme.
Per fat te mire ajo buzeqeshje u deshifrua keq nga ata te dy:
-Atehere u vendos , pasdite ,pas detyrave te blerines do ikim ne dajt-foli Agimi.
Dikur askush s’merrte te drejten t’ia lexonte gabim buzeshjet,e pyesnin gjithmone per gjerat qe donte.E kuptoi qe per t’u rritur kishte bere ca pagesa te vogla, sikur te ishin te vetmet pagesa,por jo , ajo e kishte paguar me shtrenjte nga te gjithe,edhe pse nga te gjithe ndoshta jo ,fatkeqesisht mund te gjente edhe fate te tjere te gabuar si i saji …
U ngriten nga tavolina .Agimi mori blerinen per te lare duart.Maria qendroi per te ndihmuar te emen .
Do qe te flasim bashke pastaj?-iu drejtua Zana te bijes,-nuk e di cfare ke ,sot sikur nuk je si gjithmone,sec ke nje shikim!
Edhe pse e ema nuk gabohej aspak ,Maria i la te kuptonte se nuk ishte e vertete:
-Nuk kam asgje ,thjesht e ndjej koken te rende,s’duhet te kisha fjetur aq shume,s’kam asgje, me beso…
Ajo e dinte :pas drames duhet te mesonte te genjente, te bente aktoren,ne ato caste mendonte per vitet qe duhet t’i kalonte duke u shtirur ,me kalimin e kohes me siguri fytyren do e ndjente gjithmone e me shume te lodhur nga maska ,por thelle e ndjente se ishte e lodhur ende pa filluar mire .Ah sikur t’ia bente edhe njehere pyetjen ,me siguri tani do i pergjigjej po, sepse ajo kishte vertet nevoje te fliste me te emen,ti rrefente gjemen ,veten e ndryshuar…C’po i ndodhte bindjes se saj ,mesa dukej po dobesohej,s’ishte aq e forte sa mendonte,po thyhej me lehte nga parashikimet.
-Mariaaa…-e solli ne vete zeri i te emes,-s’e kuptoj vertet c’te ka gjetur?
Kesaj here zeri iu duk metallik si i te atit aq sa i humbi edhe deshira per te folur. Me mire te vazhdonte t’i fliste vetes ,edhe pse s’mund ta vetndihmonte,te pakten ajo e degjonte pa qortime e pyetje.Ndoshta sepse s’kish vend as per te parat ,as per te dytat…ndoshta…tani per tani s’mund te pohonte me asgje me siguri.
-Ehu o mami tani…, fillove edhe ti si babi..?!
-Maria ne jemi qe te dy prinderit e tu,normal qe shqetesohemi per sjelljet e tua ,te mjaftuan 6 ore me shume gjume per te ndryshuar.Une te njoh ,dicka ke ,po me dukesh e larget,e ftohte…te gjitha nga pak…
Edhe kesaj here Zana nuk gabohej,kishte saktesine e heres se pare dhe e keqja ishte se Maria do ishte keshtu pergjithmone…
Ndoshta po,duhet te gjente rastin per t’ia thene ,me shume se rastin fjalet,me shume se fjalet guximin….
-Atehere Maria ,gati, –ia nderpreu mendimet e bera lemsh i ati….
Iu desh te bente sikur e kish harruar “ftesen” e meparshme .
-Gati per cfare ,s’po kuptoj, sikur e lame qe do dilnim pasdite,jo tani pas dreke…
I ati qeshi.
-Meqe ti e “ paske harruar”,po e “harroj” dhe une..thjesht po te kerkoj qe skena te atilla mos te perseriten me…
E renduan me shume nga c’e mendonte fjalet e te atit,ndoshta me mire te flisnin vetem,ne fund te fundit ata flisnin shpesh bashke ,thjesht kete here ne qender te vemendjes do ishte Blerina…por Maria s’e dinte si do ndjehej perballe shikimeve pyetese dhe pyetjeve vete,nuk donte te tradhtohej,mendonte qe edhe per pak mund t’ia dilte ashtu, me mohime e harresa…tani duhej te thoshte nje pergjigje bindese ,po bindese vertet,qe mos t’i linte me shteg dyshimeve te tyre…dhe pergjigja erdhi :
-Te premtoj qe do bej me te miren time…
Po e kuptonte edhe vete qe s’mund te jepte me siguri per asgje…
E ndjente veten te lodhur,sh te lodhur,por duhej te ndihmonte te motren.Ndodhi ajo qe s’e priste:
-O ma te shtrihem njehere dhe pastaj t’i bej detyrat me Marian..-u degjua zeri lutes i Blerines.
-Po xhani i mamit, shko shtrihu…
Maria ndjeu deshiren per te perqafuar te motren ,por ata me siguri do e deshifronin gabim kete perqafim : do dukej sikur Maria mezi po priste te hiqte qafe Blerinen. Askush s’mund ta kuptonte deshiren e saj per te qendruar vetem…per te shfryre dufin e dhembjen e madhe me muret blu ,qe dikur e ndihmonin te enderronte…tani po e urrente me shume se kurre blune.C’i duheshin endrrat,kush do luftonte per to…Ndoshta nje enderr edhe mund ta kishte:qe ajo qe kish ndodhur te mos kish ndodhur kurre…por kjo i shtonte edhe me shume inatin ndaj atyre mureve qe tani per tani i krijonin vec ate enderr.
Iu drejtuan te dyja dhomave te tyre.
Hapi deren.Kesaj here u ndje e lehtesuar,mund te fliste me vehten , te qante,ta ndante dhembjen me dhomen…,por edhe dhoma ishte shume e vogel per gjithe ate dhembje te madhe .Genjeshtrat,mendimet ,dufi:te gjitha keto po e lodhnin…dhe ajo ishte e vetme…a mund te duronte dhe per shume kohe? Kjo ishte pyetja me 2 pergjigje…Dhe ajo kishte frike te pergjigjej ,nuk donte te pergjigjej gabim.